E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, levizja G99 dhuron gjak për talasemikët

G99 ne bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhuruan gjak ditën e djeshme në ndihmë të talasemikëve. Kërkesa për gjak ngrihet jo vetëm nga drejtusit e qendrës së dhurimit të gjakut në Lushnje, por edhe nga prindërit dhe të afërmit e talasemikëve 

LUSHNJE- 300 talasemikë në rrethin e Lushnjës ndiejnë tu rrezikohet jeta, pasi mungon gjaku. Për tj’u përgjigjur thirrjes për ndihmë të Bankës se gjakut në këtë qytet lëvizja G99 ne bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhuruan gjak ditën e djeshme në ndihmë të ketyre personave. Kërkesa për gjak ngrihet jo vetëm nga drejtusit e qendrës së dhurimit të gjakut në Lushnje, por edhe nga prindërit dhe të afërmit e talasemikëve, për të cilët data e marrjes së gjakut është kthyer në një mankth të vërtetë.
(O.Zh, BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›