Paloka: Deputetët e PS-së kthehen në avokat të Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cilëson socialistët si avokatë të akteve të ulëta të Edi Ramës. Në një konferencë për shtyp, Paloka shprehu shqetësimin për deklaratat e deputetëve socialistë dhe të disave që ai i quajti, pseudoanalistë, që pretendojnë se "është turp denoncimi i akteve të shëmtuara dhe primitive nga Kryeministri Berisha dhe jo vetë aktet që ka kryer, Edvin Rama, për të cilin nuk ekzistojnë vlerat e familjes".
"Ju jeni të mjerë që dilni në mbrojtje të Edvin Ramës dhe bëni avokatinë e këtyre akteve shtazarake, vetëm për disa leje ndërtimi ose shkaqe të tjera. Uroj që të mos ndani me të, moralin primitiv", tha Paloka. Në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputeti socialist, Blendi Klosi, deklaroi dje se "Kuvendi i Shqipërisë nuk është poligon për eliminimin e opozitës". Ai dënoi deklaratat e bëra në Kuvend, nga Kryeministri Sali Berisha, i cili u ndal tek e kaluara personale e kreut socialist, Edi Rama.