Festat kombëtare festohen në Prishtinë dhe Londër
Festat kombëtare festohen në Prishtinë dhe Londër nga shqiptarët. Një numër i madh i flamujsh me shqiponjën dykrenare, por dhe të shtetit të Kosovës janë vendosur rrugëve te Prishtinës. Por pa dyshim mbizotëron flamuri kuq e zi, që është vendosur nëpër ballkonet e banorëve të Prishtinës. Dhe festimet më së shumti janë përqendruar në sheshin "Nënë Tereza", të organizuara nga një rrjet organizatash joqeveritare nga të gjitha trevat shqiptare, në mesin e të cilave edhe lëvizja kosovare "Vetëvendosja". Sikurse edhe vitet e shkuara, emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë kremtuar festat kombëtare. Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Zef Mazi, krahas pritjes zyrtare për trupin diplomatik të akredituar në Londër ka organizuar një pritje të veçantë për komunitetin shqiptar në ambientet e ambasadës.