E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Demokracia per nje shtet duhet te vleresohet si vlere universale

Hapat e shpejtë të Shqipërisë në konsolidimin dhe forcimin e demokracisë, kalimi i vendit nga një sistem diktatorial në një vend që vrapoi në 20 vite për të rikuperuar kohën e humbur etj, ishin temat kryesore që kryetarja e Kuvendit zhvilloi në një bashkëbisedim me të rinj të shkollave të mesme.

Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve mbi demokracinë në vendin tonë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se demokracia për një shtet, për një komb dhe për një popull duhet të vlerësohet si një vlerë universale.

Ajo vlerësoi se ndodh rrallë dhe pak në vende të tjera, që një vend të ketë rikuperuar kaq shumë kohë të humbur në shekuj, me kohë të ndalur si shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›