Zgjedhjet, KQZ miraton sot tabelën përfundimtare
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të miratoje sot tabelen perfundimtare te zgjedhjeve lokale, me shume se kater muaj pas mbajtjes se tyre, me 8 maj.
Pas dhenies se vendimit nga Kolegji Zgjedhor per komunen Shale, ne Shkoder, administrata e KQZ-se ka pergatitur rezultatin zyrtar ku jane te detajuara votat per secilen parti, koalicionet dhe bashkite e fituara prej tyre.
Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të testojë edhe një herë konsensusin politik mes shumicës dhe pakicës në vend, pasi certifikimi i zgjedhjeve vendore kërkon 5 vota të cilat mazhoranca ku i ka në komision.
Ne perfundim te proceseve ankimore rezulton se “Aleanca per qytetarin” ka fituar zgjedhjet me 141 723 vota me shume se koalicioni “Aleanca per te ardhmen”.
Koalicioni i djathte ka marre 813 335 vota, kurse koalicioni i majte ka marre 617 612 vota.
Ne total, PS rezulton fituese e 5 bashkive me shume se maxhoranca, nderkohe qe partia demokratike eshte fituese ne 72 komuna me teper.