E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Kandidatet per deputete te PD, propozimi nga baza

TIRANE - Emrat e deputeteve te PD serish do te vijne si propozime nga baza e partise, per t'u "ratifikuar" nga strukturat qendrore te PD. Ndryshimet ne Kushtetute ne lidhje me sistemin zgjedhor nga mazhoritar te perzier me proporcional ne proporcional rajonal, duket se nuk do te ndryshojne menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputete ne partine me te madhe te mazhorances. Deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka theksoi diten e djeshme se, ndonese ndryshimi i sistemit ben qe mos te votohen ne menyre te drejtperdrejte kandidatet per deputete, menyra e perzgjedhjes se tyre do te vazhdoje te mbetet e njejta. Ne kete menyre deputeti Paloka shpjegon se emrat e kandidaturave te ardhshme per deputete do te propozohen nga baza e Partise Demokratike ne cdo dege te vendit dhe me pas do te jete kryesia e PD-se ne qender e cila do te vendos ne lidhje me keto kandidatura.

"Propozimet kane ardhur nga deget dhe pastaj kryesia ka shqyrtuar te gjitha kriteret qe ne i kemi percaktuar per keto raste dhe kemi zgjedhur ate qe kemi menduar qe eshte kandidatura me e mire. Kjo formule do te funksionoj prape dhe eshte normale te ndodh", deklaroi diten e djeshme deputeti i PD-se, njekohesisht anetari i kryesise se te kesaj partie Edi Paloka. Nga ana tjeter Paloka deklaroi se ne baze te sistemit te ri zgjedhor qe eshte vendosur do te behen edhe ndryshimet e nevojshme ne deget e PD-se ne te gjithe vendin. Sipas tij, Partia Demokratike po pret edhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor per te bere edhe ndryshimet e duhura ne deget e saj neper rrethe, ne lidhje me ndryshimet qe priten te behen ne aspekte te ndryshme te organizimit te zgjedhjeve.

"Me ndryshimin e Kodit Zgjedhor sigurisht qe dhe ne do pershtatemi sa me mire per zgjedhjet e ardhshme dhe menyren e zgjedhjes se kandidateve te jete e pershtatur me kodin e ri zgjedhor", deklaroi ne prononcimin e tij anetari i kryesise se PD-se, Edi Paloka.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›