Zogaj: Ketu po promovohen hajdutet
TIRANE - "Ka nje fenomen qe duhet te ndalohet menjehere, merren vendimet nga Tirana, ka zyrtare te PD-se qe vendosin nga Tirana per njerezit qe duhet te merren ne pune". Kjo ka qene deklarata e deputetit Zogaj, me te cilen eshte shprehur kunder centralizimit te emerimeve dhe ne administraten vendore. Nderkohe qe ai shkon me tej ne akuzen e tij, teksa shprehet se po promovohen hajdutet. "Hajdutet po promovohen. Me gjithe zhurmen e madhe qe ben nje deputet, dhe une mendoj se kur nuk deshiron nje deputet duhet te ngrihet ne kembe e gjithe qeveria, por nuk ndodh keshtu. Vazhdojne te promovohen hajdute, njerezit qe na kane prekur voten ne 2005. Pikerisht keta njerez propozojne shkarkimin e demokrateve dhe e bejne per politike, per inate edhe te vogla, por kane rrezatim ne politike", ka deklaruar Zogaj. Per te cilin, per te qeverisur ne nje mandat tjeter duhet te vazhdoje me shpejtesi realizimin e objektivave te programit te vitit 2005. Sipas tij, duhet te evitohen perfundimisht zvarritjet burokratike dhe indiferencen qe pushton here pas here segmente te caktuara te administrates shteterore, per te fituar kohe, pasi nje nga armiqte e qeverise lidhet me vonesen. "PD-ja duhet te vleresoje kontributet, ndodh qe papritur i bie bingoja nje personi dhe cdo njeri mund ta besh me te mirin dhe me te zgjuarin. Keto demtojne rende kornizen e vlerave. PD-ja duhet te hartoje nje program te ri se programi i 2005 po shkon drejt zbatimit. Duhet nje program qe te sjelle me shume drite, me shume liri, me shume tolerance", eshte shprehur Zogaj.