Me ndërtimin e Kaskadës së Devollit dhe 50 HEC-ve, Elbasani do të jetë një burim i madh energjetik
Kryetari i Grupit të Punës së PD për Qarkun e Elbasanit, z. Arben Imami dhe kandidati për deputet z. Aurel Bylykbashi zhvillojnë takime në rajonin 2 dhe 3
“Elbasani do te behet qender e lidhjes se Tiranes si edhe do te jete nje burim i madh energjetik me kaskaden e Devollit dhe me 50 hidrocentralet e qarkut nga ku do te rrise edhe numrin e punonjesve”. Kështu u shpreh kreu i deputetëve të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami, gjatë një takimi që zhvilloi, i shoqëruar nga kandidati për deputet, Aurel Bylykbashi, me banorët e lagjëve të rajonit 2 dhe 3, përkatësisht lagjen “NSHU” dhe “Çlirimi.
Pasi i ka bërë një prezantim te shkurter kandidatit te kesaj zone, Imami eshte ndalur tek investimet qe jane realizuar ne qarkun e Elbasanit Imami u ndal ne veçanti tek rruga Elbasan – Tirane, rruge e cila per 20 minuta do te lidhe kryeqyetin me Elbasanin, duke rritur punesimin. “Sepse objektivi, endrra jone, eshte qe ky vend te jete nje vend normal nje vend i zhvilluar”, tha Imami duke e vene theksin edhe tek problemet, por qe tha se, modeli i kesaj qeverie do ta mbuloje Elbasanin brenda kater viteve te ardhshme me rruge ne te gjithe zonat rurale, edhe ne fshatrat me te thella. “Shqetesimi yne themelor ka qene punesimi, pasi pa pune dhe pa punesim nuk mund te kete mireqenie e zhvillim, dhe me taksen e sheshte jemi perpjekur te vazhdojme investimet ne kete vend, ta zbusim papunesine, te mbajme ritme te mira zhvillimi, duke vazhduar edhe te bejme investime te medha publike, siç eshte tuneli i Krrabes dhe autostrada Elbasan-Tirane. Ka nje perspektive te mire punesimi ne Elbasan, duke permendur ketu investimin gjigant te kaskades se Devollit i cili ben te mundur punesimin e me shume se 20 mije vendeve te punes nga kjo industri, pa harruar zgjerimin e punesimit ne te gjithe siperfaqen e qarkut dhe do te kete nje trefishim subvencionesh qe do te beje te mundur rritjen e punesimit ne qarkun e Elbasanit”- vijoi.
Duke qendruar tek punesimi, Imami tha se perspektie per rritjen e punesimit eshte edhe rruga Qukes-Qafe Plloçe, Boshtii Jugut apo dhe HEC-et, prej te cilave Elbasani do te behet qender e lidhjes se Tiranes si edhe do te jete nje burim i madh energjetik me kaskaden e Devollit dhe me 50 HEC-et. “Te gjitha keto vepra do te rrisin edhe numrin e punonjesve”- tha Imami. Sa i takon akuzave te opozites, z.Imami vuri ne dukje se modeli qe ofron Edi Rama shkakton papunesi. “Rruga tjeter nuk eshte rruga e drejte, eshte rruga e taksave te larta, rruga qe shkakton papunesi, prandaj t’i themi “jo” Edi Rames, t’i themi se nuk eshte kjo rruga e shqiptareve nuk eshte kjo rruga e integrimit. Kjo eshte nje opozite shume e veshtire, eshte nje opozite qe ne 8 vjet e ka nisur me bilbila e po e mbyll me dajre, por pune kostruktive, pune ndertuese per kete vend, nuk ka bere. Nuk deshen te hyjne ne NATO, nuk deshen MSA-ne, nuk pranuan zgjedhjet e 2009-es, nuk hyne ne parlament, hyne ne greve urie, duke vazhduar me 21 janarin. E bene kete sepse donin te tregonin qe ky vend nuk ka stabilitet edhe pse nuk ishte ashtu, per te larguar investitoret e huaj, sepse integrimi ne BE do te thote me shume investime. Kete i beri Edi Rama Shqiperise, nje dem te madh per vendin dhe qytetaret”. Nderkaq, kandidati per deputet ne rajon nr.2 dhe nr.3, te Elbasanit Aurel Bylykbashi i eshte drejtuar banoreve se ne listen e PD mund te gjeje vetveten çdo qytetar i Elbasanit. “Sepse ne e perfaqesojme kete qytet, ne ishim ata qe premtuam dhe realizuam te gjithe keto investime qe jane te prekshme nga te gjithe ju, mes tyre rruga Tirane - Elbasan, subvencionet, nga ku kemi arritur qe te rrisim prodhimet dhe te rrisim ekonomine e banoreve ne zonat rurale. Te ndeshkojme me vote ne 23 qershor te gjithe ata qe nuk e votuan tunelin. Kur te behet tuneli thuajse pas dy javesh, Blushi ku do te kaloje nga tuneli qe s’e votoi apo nga rruga e vjeter?! Ajo qe duhet te bejme eshte te zgjedhim nje shembull si Berisha”- perfundoi Bylykbashi.
...