Paloka Rama me 10 kushtet po synon marrjen e presidentit
Paketa me dhjete kerkesa e Edi Rames do te merret ne shqyrtim nga mazhoranca por deputetet e PD-se e shohin ate si vijim te filozofise se pengmarrjes nga opozita. Deputeti Edi Paloka deklaron se kreu i Partise Socialiste nuk eshte ne pozicionin qe te vendose kushte dhe per me teper nuk mund te marre pushtet ne tavoline. Ai thote se kreu socialist njesoj si me liberalizimin e vizave deshmoi serish se eshte kunder interesave te shqiptareve sepse kushtezoi voten e deputeteve te majte per ligjet me shumice te cilesuar qe jane pjese e rekomandimeve te Komisionit Europian. Une flas ne emrin tim personal ne kete rast po mendoj qe kjo eshte logjika e thjeshte e gjerave dhe sigurisht kerkesa do te shqyrtohet po duket thjesht nje farse. Kushti qe ai e quan kusht i pengmarrjes ne kete rast eshte integrimi i Shqiperise. Pra zoti Rama thote ne kembim te integrimit te shqiptareve une dua pushtet. Kerkon ate qe ka kerkuar gjithmone pushtet ne tavoline tha deputeti i PD Edi Paloka. Sipas tij nuk mund te behen pazare me procesin e integrimit duke shtuar se kjo levizje e Edi Rames behet vetem per ceshtjen e zgjedhjen e presidentit te ardhshem. Te mos harrojme qe ka qene zoti Rama lidhur me presidentin ka qene ai qe e ka kerkuar votimin me 71 vota se ne ate kohe i dukej se do fitonte zgjedhjet dhe do te ishte ai qe do te zgjidhte dhe presidentin. Tani qe ka humbur kerkon te ndryshoje kushtet e lojes vijoi Paloka.