Topi Shqiperia vendi qe po integrohet ne BE

Shqiperia perfaqesohet ne bote si nje vend me mundesi te medha turistike. Ne nje interviste per Radion e Jashtme te Kines Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi se tashme Shqiperia perfaqesohet me nje pavijon ne ekspoziten Ekspo Shangai qe ndoshta eshte me e madhja ne bote. Topi shtoi se kjo tregon se Shqiperia perfaqesohet si nje vend me mundesi te rendesishme turistike pasi ajo ndodhet ne nje vend mjaft te privilegjuar ne pellgun e Mesdheut. Gjate intervistes Topi theksoi se Shqiperia tashme eshte nje vend i hapur demokratik nje vend qe gradualisht po integrohet ne strukturat e Bashkimit Evropian dhe deshiron te kete marredhenie te hapura ne te gjitha fushat me vendet qe e rrethojne me vendet e Bashkimit Evropian por edhe me Kinen si nje vend qe ka ndertuar marredhenie tradicionale me Shqiperine. Per sa u perket marredhenieve mes Kines e Shqiperise Presidenti i vleresoi keto marredhenie shume te mira pra me nje nivel te larte te dialogut politik. Pas nivelit mjaft te mire te dialogut dhe marredhenieve politike del e nevojshme qe te shtohen edhe marredheniet ne nivelin e bashkepunimit ekonomik te biznesit dhe ju e dini qe prej kohesh ka biznesmene te Shqiperise qe kane ardhur ne Kine te zhvillojne aktivitetin e tyre dhe anasjelltas ka investitore kineze qe kane ne Shqiperi madje do te vija ne dukje qe kohet e fundit kemi pasur edhe pranine e kompanive mjaft te rendesishme ne fushen e telekomunikacionit por edhe ne fushen e energjise te infrastruktures e te ndertimit - citoi Topi.