E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paltrow do te jete bashkeshortja e Kidman

Gwyneth Paltrow do te luaje se bashku me Nicole Kidman ne filmin “The Danish Girl”, ne te cilen Nicole do te interpretoje transin e pare te historise, Einard Wegener.

Piktori danez ne 1931 u operua per t’u bere grua. Filmi do te drejtohet nga Tomas Alfredson dhe bazohet ne nje roman te shkrimtarit amerikan David Ebershoff.

Ne film do te flitet per ndryshimin e Wegener pasi gruaja e tij Greta, edhe ajo piktore, i kerkoi te pozonte si nje modele.

Paltrow do te interpretoje Gretan, qe fillimisht ishte kunder nderrimit te seksit te se shoqit, derisa u bind se nuk ishte me ai qe kishte martuar.

Paltrow ka interpretuar se fundmi ne Iron Man 2.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›