Ekspozitë: Nga revolucioni paqësor tek bashkimi i Gjermanisë
"Nga revolucioni paqësor tek bashkimi i Gjermanisë" do të shfaqen posterat më të rëndësishëm në një ekspozitë më vete. Kështu, në sallën e madhe të ambasadës gjermane në Tiranë do të qëndrojë e hapur një ekspozitë posterash e titulluar "Nga revolucioni paqësor tek bashkimi i Gjermanisë". Ekspozita është e vizitueshme nga e hëna deri të enjten, ora 14:00 - 16:00. Ekspozita prezanton fakte dhe prapaskena të ndodhive nga vera e vitit 1989 deri në ribashkimin e Gjermanisë më 3 tetor 1990. Fotot dhe tekstet hedhin një vështrim prapa në momente prekëse të historisë gjermane. Ekspozita sjell në kujtesë protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve vendore të majit në RDGJ, arratisjet e verës dhe protestat masive në vjeshtë 1989. Posterat informojnë për demokratizimin e RDGJ-së, solidaritetin gjermano-gjerman dhe hedhjen e shinave të politikës së jashtme deri në arritjen e bashkimit të Gjermanisë. Ekspozita është përgatitur nga fondacioni për Zbardhjen e Historisë të Diktaturës së SED-it (Unionit Socialist Gjerman) së bashku me fondacionin jofitimprurës "Hertie". Ekspozita hapet nga data 10 deri në 20 nëntor.