E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të ngjitet në TKOB opera "Salome"

Teatri i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me institutin Italian të Kulturës do të shfaqë për publikun shqiptar premierën e operas me famë botërore "Salome". Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i operas Zhani Ciko në një konferencë për mediat.Vepra do të ngjitet në skenë nga regjizoria franceze Patrizia Panton dhe me interpretimin e artistëve shqiptarë ku bie në sy prezenca e sopranos së mirënjohur Edit Mihali. Për Cikon kjo premierë sjell një zhanër të veçantë në skenën e operas shqiptare.
Ngjarjet e kësaj vepre zhvillohen në epokën e krishtërimit të hershëm dhe flet për pasionin dashuror që ka vajza salome për kapitenin e rojes Narabot. Premiera e "Salome" do të shfaqet për publikun shqiptar në datën 15 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›