E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinto, edhe një vit në Barcelonë

Portieri Jose Pinto ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Barcelonën, ka bërë të ditur gjiganti katalan të shtunën nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

Portieri 34 vjeç, kontrata e të cilit skadonte në fund të sezonit, ka vazhduar qëndrimin në Nou Camp deri në qershor 2011. Dëmshpërblimi prej 5 milionë eurosh mbetet i pandryshuar. Pinto iu bashkua Barcelonës nga Celta Cigo në janar 2008, fillimisht si huazim dhe sot është portier i dytë pas Victor Valdesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›