“Presidenti” PS mbledh të shtunën kryesinë, pritet të dalë me emër konkret
TIRANË- Partia Socialiste mund të dalë me një emër për kreun e ri të shtetit. Lajmi konfirmohet për NEWS24, nga burime brenda selisë rozë.
PS do të mbledhë të shtunën kryesinë e saj, për të diskutuar mbi cështjen e kreut të ri të shtetit dhe rrugën që do të ndjekë si dhe mundësinë për ti ofruar maxhorancës kandidatin e saj për President.
Mbledhja e kryesisë së PS, vjen pas tërheqjes së kandidatit të propozuar nga maxhoranca për kreun e shtetit, Xhezair Zaganjori. Tërheqja e tij, erdhi menjëherë pas përfundimit të raundit të trete për presidentin në Parlament, i cili ashtu si edhe dy të parët, u ezaurua pa një kandidat dhe për pasojë pa votim. Sipas demokratëve, Zaganori u tërhoq për ti hapur rrugën konsensusit mes Partisë Demokratike e asaj socialiste për një kandidat konsensual për presidentin e ri të vendit.
Kandidatura e Zaganjorit u propozua nga maxhoranca për të qënë kandidat, për kreun e e ri të shtetit, ndërsa votë pro tij shprehu edhe kreu i LSI, Ilir Meta, sipas të cilit Zaganjori përmbushte të gjitha kriteret për të qenë një kandidat konsensual për palët. Por, kandidatura e tij është kundërshtuar nga kreu i opozitës, si një kandidaturë e njëanshme, duke qenë se u zgjodh vetëm nga maxhoranca dhe jo nga një tryezë negociatash mes të dy paleve.
(e.m/BalkanWeb)