E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamjet e Tiranes se vjeter per trupin diplomatik

Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Klubin Diplomatik “Mirësevini në Tiranë” organizoi një aktivitet me rastin e 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Filmime të vjetra të shoqëruara me muzikë i kanë prezantuar diplomatëve të akredituar në vendin tonë.  U shfaqën pamje nga kryeqyteti shqiptar qëv nga viti 1914 deri në vitin 1980, përfshirë Ura e Tabakëve, Tyrbja, Xhamia, Pazari i Vjetër, Sheshi Skenderbej, Lana, Parku Rinia, Pallati i Kulturës, Sahati, Muzeu Historik, Hotel Tirana, korpusi i Universitetit, ish-Komiteti Qendror, godinat e ministrive. Të gjitha këto pajme erdhën nëpërmjet planeve të rralla filmike në një kolazh prej 21 minutash në Kinemane e Arkivit Qendror të Filmit për të njohur zonjat ambasadore me historinë e Tiranës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›