E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne sulmet ne Pakistan

Tre persona të armatosur kanë sulmuar një stacion policie në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 3 policë e duke plagosur 7 të tjerë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters personat ishin të armatosur me bomba dhe sulmuan një nga zonat më të populluara të qytetit në orët e para të mëngjesit. Stacioni i Policisë është një nga më të mëdhenjtë në qytet. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet. Peshavari është bërë shpesh pre e sulmeve kohët e fundit. Ditën e enjte, të paktën 12 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimeve në afërsi të një stacioni autobusi në qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›