E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamuku hap muze

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, më në fund po hap muzeun që e përgatiti tash sa vite, i inspiruar nga romani i tij “Muzeu i Virgjërisë”.

Muzeu i njëmendët i Virgjërisë, që pritet të hapet deri në fund të muajit, është i vendosur në pjesën e vjetër të Stambollit, ku edhe zhvillohet ngjarja e romanit të parë të Pamukut, që flet pë dashurinë mes Fusun dhe pasanikut Kemal.

Orhan Pamuk njihet si një adhurues i madh i muzeve, të cilët i viziton ngado që të shkojë nëpër botë.

"Kurrë s’do t’i harrojë Louvre’n, Prado’n, Muzeun Britanik... Por, unë jam kundër asaj që thesaret shtetëror të jenë modele për muzetë e së ardhmes”, sqaron ai idenë e tij, në realizimin e së cilës punoi me vite.

"Paratë që shpenzohen në muze të mëdhenj dhe monumental të shtetit duhet që, në vend të kësaj, të shpenzohen në muze të vegjël që flasin për individë. Njerëzit duhet të nxiten dhe të ndihmohen, në mënyrë që shtëpitë e tyre të vogla t’i shndërrojnë në muze”, thekson nobelisti në kumtesën për shtyp, përmes së cilës edhe paralajmëron hapjen e Muzeut të Virgjërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›