E Diel, 1 Nëntor 2026

Panair pune per studentet

Per tre dite me radhe studente te universiteteve publike e private te kryeqytetit do te mund te aplikojne per pune fale nje panairi pune qe organizon Dhoma e Tregtise Tirane. Organizatoret e ketij aktivitetit thane se deri me tani interesi i studenteve por edhe i bizneseve ka qene i larte. Sipas tyre mbi 2 mije studente kane aplikuar per tu punesuar ne bizneset me te medha te vendit.

Kemi burime njerezore. Kemi studente te kualifikuar dhe te diplomuar edhe jashte Shqiperise edhe brenda Shqiperise qe presin te prekin te ardhmen e tyre duke kontraktuar ate diplome qe ata kane fituar tha Nikolin Jaka kryetar DHTI.

Nevoja per te rakorduar harmonizuar interesat dhe ofertat e tyre me interesat dhe nevojat e bizneseve te ndryshme eshte pjese e punes se DHTI e cila ne rastin konkret i ofron nje ndihme te madhe universiteteve dhe bizneseve njekohesisht tha rektor i UT-se Dhori Kule.

Panairet e punes jane nje tradite e organizatave te biznesit dhe zhvillohen prej vitesh ne Tirane. Dhoma e tregtise e kryeqytetit e ka kete aktivitet te saj te parin e ketij lloji.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›