E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi “Work and Study”, një sukses i jashtëzakonshëm i tregut dinamik të punës në kryeqytet

16-10-2012 / Ilda Mihali

Sinergjia mes bizneseve dhe prurjeve të të rinjve në tregun e punës po sjellin një rivitalizim të tregut të punës në kryeqytet, që po shoqërohen me nënshkrimin e kontratave që pritet ta shndërrojnë në traditë panairin “Work and Study”
Deklarata/Jorida Tabaku: “Lehtësimi i barrierave të biznesit ka sjellë çeljen e 6090 vendeve të reja të punës”

Vazhdon të performojë iniciativa e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si dhe Bashkisë së Tiranës. Është viti i tretë që ky panair vë përballë tregun dhe të rinjtë. Ky panair bën pjesë të tijën bizneset të cilat me stendat e tyre ofrojnë vende pune për të rinjtë. Ky panair bëhet një dëshmi e qartë se ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe dashamirësia e bizneseve, jo vetëm për të gjeneruar vende pune, por edhe për t’u ofruar të sapodiplomuarve mundësi punësimi të cilat jo kudo dhe kurdoherë bëhen realitet për të rinjtë. Gama e gjerë e profileve të bizneseve në këtë panair i jep mundësi aplikuesit, jo vetëm të shpresojë për një vend pune por edhe të parapëlqejë profilin, pjesë e të cilit ai do të bëhet pjesë. Përveç mundësive për punësim të mirëfilltë ky panair ofron intershipe, të cilat i vihen padiskutim në shërbim studentëve të cilët kanë përfunduar me sukses studimet akademike por u mungon ajo që quhet praktikë. Në intership pjesëmarrësi operon për detyra të caktuara me kompetencat e një profesionisti me qëllimin e vetëm për të praktikuar çdo njohuri të marrë gjatë studimeve, njohuri të cilat deri në një moment të tillë mbeten veçse në nivel teorik. Ky panair jep mundësi edhe përtej punësimit. Pjesëmarrja në të krijon hapësira të shëndetshme për kontakte biznesi të cilat në një formë, diku - apo në një moment të caktuar, do i vihen në shërbim pjesëmarrësit që thjesht merr pjesë në këtë panair për të pasuruar CV-në e tij por edhe aplikuesve të cilët ndjekin me përpikmëri çdo hap të këtij panairi, i cili tek e fundit çdo individ mund vetëm të përfitojë. Panairi “Work and Study” i vihet në shërbim më së shumti një grupi të rinjsh të cilët mbyllin me rezultate të shkëlqyera studimet, por për një arsye apo një tjetër e kanë të pamundur të punësohen. Por nga ana tjetër, edhe vetë bizneset ndiejnë domosdoshmërinë të kenë në stafin e tyre këta të rinj të cilët me kualifikimin e tyre mund të lehtësojnë performancën dhe rrjedhën normale të aktivitet të biznesit. Mundësia e takimit fizik mes punëmarrësit dhe punëdhënësit  ndikon në formën më të pastër për të ulur normën e papunësisë. Ky panair po kthehet në një ritual të përvitshëm me qëllimin për të përmirësuar sa të mundet  klimën e zhvillimit të bizneseve  që këto të fundit të krijojnë sa më shumë hapësira për punësim. Të gjitha aludimet që lidhen me vërtetësinë e mundësive të vërteta të punësimit në këtë panair i hedh poshtë punësimi i më shumë se 300 të rinjve vitin e kaluar të cilët besuan te iniciativa e panairit por mbi të gjitha besuan te shpresa e tyre për t’u punësuar gjithmonë brenda një konkurrence të lirë. Organizimi i këtij panairi është një iniciativë e qeverisë e cila shfrytëzon dhe parashtron të gjitha mundësitë për të investuar në një sektor që është shumë i ndjeshëm siç është punësimi. Kjo hapësirë i hap rrugën punësimit të një brezi, i cili përgjithësisht në Shqipëri ndjen peshën e përgjegjësisë, shpeshherë të paguajë vetë arsimin dhe shpeshherë edhe të mbajë e të kujdeset për familjen. Panairi “Work and Study” është mundësia që çdo i ri nuk duhet ta lërë pa shfrytëzuar, nuk duhet ta lërë pa aplikuar ose së paku nuk duhet ta lërë qoftë edhe vetëm për ta vizituar, për të kuptuar si funksionon ky proces, si ofrohen mundësitë, si paraqiten bizneset para punëkërkuesve, por mbi të gjitha për të parë dhe kuptuar se mundësitë nuk mbeten vetëm mundësi. Jo rrallëherë ato firmosen në kontrata.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›