Letër drejtuar deputeteve-juriste të PS-së... në mungesë të standardeve morale të kryesocialistit Rama

A shqetësohen deputetet Hysi, Ligori, Leskaj e Felaj për leksionet e moralit që jep përditë i dënuari për prostitucion, Skënder Tufa?
Në të gjitha kohërat e qytetërimet standardi moral i një shoqërie matet jo vetëm me denoncimin e një fenomenit shfrytëzues, por dhe me faktin sesi raportohen institucionet, partitë, grupet shoqërore, OJQ-të, me përfaqësuesit e kulturës së keqpërdorimit të trupit të femrës. Këto ditë në Tiranë përtej fasadës së grevës së urisë të disa ish të përndjekurve po konsumohet një rehabilitim publik të një menaxheri bordelloje. Sigurisht jo se greva groteske 25 ditore nuk meriton seriozitet në trajtim, megjithëse, rehabilitimi i kodoshit Skënder Tufa, kryetar i grevës, është një alarm i ubu-bushëm për standardet morale të politikës. Ajo që të rrëqeth mishin në gjithë këtë histori është përzgjedhja e Skënder Tufës në krye të grevës, një simbolikë e poshtërsisë së kthyer në një tribun të humanizmit. Është njëlloj sikur një vrasës serial të anëtarësohet në një organizatë jo qeveritare në mbrojtjes të jetës. Ndërsa fakti zyrtar sipas së cilës Partia Socialiste del në mbështetje të kryetarit të grevës së urisë, kodoshit Skënder Tufa, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare për prostitucion, dëften një ulje në minimumet historike të kuotave morale të një partie politike.
Megjithatë ajo që bie në sy është heshtja e zhurmshme e deputeteve me edukim në shkencat juridike të Partisë Socialiste, të cilat me heshtjen e tyre aprovojnë rehabilitimin publik të një shfrytëzuesi të ndërgjegjshëm të femrave.
Sigurisht duhet thënë se deputetet juriste të PS do ta kishin pasur të vështirë të mbronin në një seancë gjyqi një të pandehur për prostitucion dhe jo më ta mbronin publikisht. Por instalimi i një kulture misogjine në Partinë Socialiste pas ardhjes në krye të saj të Edi Ramës e ka bërë të vështirë sensibilitetin gjinor të deputeteve socialiste.
Një shembull, Englantina Gjermeni ishte drejtuese e Aleancës Gjinore dhe aktiviste për të drejtat e grave në shoqëri nuk shqetësohet fare as për rolin publik dhe as gjetjen e hapësirës në mediat të një ish-trafikanti të trupit të femrës. Po kështu dhe Vasilika Hysi në radhe të parë si juriste dhe në radhë të dytë si ish-kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit do të kishte të vështirë të zgjidhte mes mbrojtjes së femrave të keqtrajtuara për prostitucion dhe faktin që Skënder Tufa pas prostitucionit zgjedh të përfaqësojë me predikime morale grevistët e urisë. Sikurse Ermonela Felaj, një ish-prokurore e Republikës që në të kaluarën do ta kish pasur të lehtë të zgjedhë krahun e femrave të keqtrajtuara për prostitucion, ndërsa sot ajo ka zgjedhur të heshtë për rehabilitimin e standardit moral të Skënder Tufës në opinionin publik.
Nuk po flasim për deputeten Valentina Leksaj, që si eksperte për çështjen e të drejtave të grave, madje me botime në këtë fushë, që as nuk shkruan një radhë pro parimit se për se duhet të flasë për moral publik vetëm një njeri i pastër dhe i ndershëm, dhe jo në njeri që i paguhet prurësi me të parë. Padyshim Shegush Ligori si ish gjyqtare në karrierë me siguri do të kishin zgjedhur standardin më të lartë të dënimi të atyre të shfrytëzimit të femrave për qëllime prostitucioni dhe jo të heshtë përballë predikimit të Skënder Tufës për të mirat publike të grevës së urisë.
Heshtja e deputetëve-juriste është aprovimi më zhurmues i kulturës anti-femër të instaluar prej Edi Ramës në Partinë Socialiste. Reagimi i deputeteve socialiste me në një dalje nga heshtja, me siguri, do të ndëshkohej me heqje nga lista e deputetëve të 2013. Për asnjë moment Edi Rama nuk do të rrezikonte investimin më të fundit politik.