“Fondet e FMN dhe BB për rajonin dhe Shqipërinë prioritet infrastrukturën”
Flet Zana Guxholli, këshilltare për ekonominë e kryeministrit
Shqipëria pritet të përfitojë shumë nga fondi 20 miliardë dollarë që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore pritet të miratojë javën e ardhshme një paketë ndihme prej 20miliardë euro, për të zbutur krizën e borxheve në vendet e rajonit, e cila do të orientohet drejt infrastrukturës. Këshilltarja për ekonominë kryeministrit Berisha, Zana Guxholli ka deklaruar se Paketa financiare e FMN e diskutuar në samitin e Tokios do të rigjallërojë ekonomitë e vendeve të rajonit.
“Ekziston një studim i Bankës Europiane, sipas të cilës, fondet në mbështetje për vendet e rajonit të cilat mbartin efektin e ekonomive të mëdha, është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Në këto fonde, 3 miliardë do të vendosen nga kjo bankë, pra BERZH, dhe 5 miliardë nga Banka Botërore. Nga llogaritjet e bëra nga Banka Europiane, rezulton që për çdo 1 euro që vihet në fond për ndihmën dhe gjallërimin e ekonomive të Europës juglindore do të gjenerohet 2.6 euro nga investimet private”.
Këshilltarja për ekonominë e shefit të Ekzekutivit, Guxholli sqaroi se studimi për fondet e lëruara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të kenë si fokus projektet kryesisht në infrastrukturë dhe ato hekurudhore. Nëse ky fond miratohet në mbledhjet e ardhshme specifike do të përfitojë edhe Shqipëria.
Në prioritet është dhe fondet për Shqipërinë, nënvizon Guxholli, “BERZH në studimin e saj për dhënien e këtij fondi, në mënyrë ciklike, të mbështesë projektet në infrastrukturë, apo hekurudha, që do të vitalizojnë tregun dhe do të mbajnë ekonominë të vaksinuar për një farë kohe nga efekt e krizës, pasi të gjitha vendet rreth e përqark Shqipërisë janë vende të përfshira dhe të lidhura në krizë. Vende si Spanja, Italia dhe Greqia janë në krizë dhe duke parë që ekonomitë tona bashkëveprojnë janë në vështirësi”, nënvizoi Guxholli.
Ndërkohë kjo nismë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, për fonde që do të përfitojnë 5 shtete të Evropës Juglindore si Rumania, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Greqia, u publikua në numrin e fundit të prestigjiozes britanike, “The Times”. Paketa e ndihmës së këtyre institucioneve vlerësohet se do të arrijë në afro 20 miliardë euro, por FMN-ja dhe Banka Botërore pritet ta kushtëzojnë ndihmën me reforma ekonomike, të cilat nuk parapëlqehen nga qeveritë e këtyre vendeve. Qeveria shqiptare është zotuar para partnerëve ekonomikë ndërkombëtarë se do vazhdojë reformat konstruktive për ta mbajtur stabilitetin ekonomik shqiptar hermetik nga ndikimi i krizës së eurozonës. Gjithashtu, një tjetër vendosmëri e qeverisë shqiptare ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të borxhit publik, nën nivelin 59 për qind.