Panairi i Librit/ Ndahen çmimet, Ben Blushi autori më i mirë
Ndahen çmimet në Panairin e XII të Librit. Shkrimtari Ben Blushi është vlerësuar me çmimin si autori më i mirë për veprën "Otello, arapi i Vlorës". Ndërkohë që çmimi si përkthyesi më i mirë i është akorduar Hamit Kasoruhos për përkthimin "Tregimet e Montalbanos". Shtëpia botuese "Toena" është vlerësuar me çmim për promocionin më të mirë. Xhaferr Sula është vlerësuar si shkrimtari më i mirë për fëmijë.