E Diel, 1 Nëntor 2026

S'ka ndarje postesh në PD, Bode: Nuk kam asnjë kërkesë zyrtare

Ndarja e posteve në partinë më të madhe të maxhorancës duket se nuk është tjetër veçse një debat mediatik. Sekretari i përgjithshem i PD-së, Ridvan Bode i cili drejton grupin e punës për ndryshimet në statut ka deklaruar se asnjë kërkesë për ndarjen e posteve qeveritare nga ato partiake nuk ka ardhur në komision. Sipas tij është Kuvendi i partisë ai që vendos për çeshtje të tilla dhe nuk janë deklaratat e individëve.
Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i PD-së ka sqaruar gjithashtu edhe raportin e PD-së me parimin një anëtar një votë.
Sipas Bodes ndryshimet në statut do të synojnë riorganizimin e partisë në përputhje me sistemin e ri elektoral.
Pak javë më parë kryesia e PD-së ngriti 2 grupe pune një për analizën zgjedhore dhe një për ndryshimet në statut , produktet e të cilëve do të shyrtohen në Kuvendin e 12 dhjetorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›