E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, Berisha: Votuesit, kundër bojkotit të opozitës

Një ditë pasi ka fituar në të gjitha njësitë vendore ku u mbajtën zgjedhjet ditën e dielë, kryeministri Sali Berisha ka preferuar t'i mëshojë mesazheve kundër bojkotit të opozitës në këtë proces. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se pjesëmarrja e qytetarëve ishte përgjigjja më e mirë për bojkotin.
Ndërkaq kryeministri Sali Berisha para deputetëve demokratë ka folur edhe për risitë që sjell buxheti i vitit 2010-të. Duke anashkaluar protestën e krerëve të qeverisjes vendore që i përkasin PS-së, kryeministri Berisha ka deklaruar se ky projekt rrit fondet për pushtetin vendor.
Projekt-buxheti për vitin 2010-të parashikon rritje pagash dhe pensionesh dhe mbështetet mbi një rritje të të ardhurave prej 12% si dhe shkurtim të shpenzimeve administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›