E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i i Librit të 12-të Tirana 2009, kurorëzon fituesit

Përveç 4 çmimeve tradicionale të Panairit të Librit që janë akorduar çdo vit, prej këtij edicioni është themeluar edhe një tjetër çmim ekskluziv i cili iu dha shtëpisë botuese për nivelin e promocionit më të mirë. Çmimi Autori më i mirë i vitit 2009 i është ndarë shkrimtarit Ben Blushi, me romanin Otello, arapi i Vlorës.

Gjatë marrjes së çmimit Ben Blushi u shpreh se Jo vetëm panairi por edhe gjallërimi i kaq shumë shtëpive botuese në kaq pak kohë është një nxitje për autorët, për letërsinë në përgjithësi, dhe pa dyshim edhe për lexuesit. Besoj se pas kaq shumë vjetësh edhe letërsia shqipe ka filluar të rigjallërohet, e të thyej përpara shumë zanate të tjera në këtë trancizion të zgjatur. Jam i bindur se këto çmime për të gjithë ne janë inkujarim i madh për të vazhduar sepse përmes tyre zë vend edhe inkujarimi shpirtëror. Ndërsa çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2009 iu dha Amik Kasoruhos për përkthimet e librit Tregimet e Montalbanos të autorit Andrea Camilleri.

Ndërkohë çmimi Libri më i mirë për fëmijë, u shpall Xhevat Syla për librin me poezi Ditë vjeshte. Çmimi u dha nga Drejtori i shtëpisë botuese Neraida, Jani Malo. Ky është një nderim që më bëhet mua dhe librit tim por njëkohësisht edhe gjithë letërsisë sonë për fëmijë-u shpreh Syla.

Stenda më e mirë 2009 u vlerësua nga drejtori i shtëpisë botuese Omska 1, Luan Pengeli për realizimin më të mirë artistik dhe arkitektonik që iu dha shtëpisë botuese Media Print. Promocioni dhe promovimi më i mirë 2009, iu dha shtëpisë botuese Toena nga drejtori i shtëpisë botuese Ombra GVG, Gëzim Tafa. Drejtoresha Irena Doçi ju premtojmë autorëve shqiptar kudo ku krijojnë në të gjithë trojet tona që Toena do të jetë në mbështetje të tyre dhe do të vazhdojë të bëjë promocion në emër të Institutit të librit dhe promocionit Toena. Kjo është një juri popullore, ku marrim mendimin e të gjithë botuesve pjesëmarrës.

Çmimet e Panairit të 12-të të librit 2009
Autori më i mirë 2009 Ben Blushi
Përkthyesi më i mirë Amik Kasarufo
Libri më i mirë për fëmijë Xhevat Syla
Stenda më e mirë Shtëpia botuese Media Print
Promocioni më i mirë Shtëpia botuese TOENA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›