E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britma ime..për të qenë NE

NOA:Romani titullohet Në kohën e britmës përse bëhet fjalë, çfarë lloj britme është ajo?
V.Zh: Besoj njeriu gjithmonë ka një britmë brenda vetes dhe sa të jetë jeta e tij është koha e kësaj britme, një britmë për një jetë më dinjitoze, për kuptimin e saj, në thelbin e saj më të mirë, britmë kundër të keqes, kundër kërcënimeve, mediokritetit të përditshëm, britma për të qenë ata që duhet të jemi.

Në fund të librit ka një dedikim për të çarën e syprinës së tavolinëssa e vërtetë kjo?
Po, është një pjesë e vërtetë, ajo e çara e tavolinës, e shkruar jashtë librit. Sipas një tradite që e shohim sidomos në letërsinë amerikane, ku autorët, në fillim, ose në fund të veprës falënderojnë për ndihmat e dhëna, miq, bashkëpunëtorë, bashkëshortin, bashkëshorten, e gjeta veten se edhe unë në vetminë time, duke e patur gjithçka kundër doja të bëja traditën e falënderimit dhe mu desh të falënderoja tavolinën time të çarë, që më mbajti aq gjatë për të shkruar librin dhe, ajo siç e keni vënë re edhe ju, për mua, ishte një britmë e vdekur.

Jeni nga shkrimtarët që krijoni lidhje me objektet, që bëhen të dashura gjatë procesit së krijimit. A ka të tilla që mbarten edhe aty ku jeton jashtë Shqipërisë? Si rindërtohen?
Po, kjo që thoni ju, është e vërtetë, por unë nuk e ndiej që punoj jashtë Shqipërisë, ndoshta sepse unë punoj me shqiptarët në ambasadë dhe e kam shumë të pranishme Shqipërinë. Është e vërtetë se njeriu mbart në vetvete objekte, imazhe, qenie, biles kam filluar të besoj se ato janë edhe përtej ekzistencës së tij, ato janë gjithmonë me ty dhe, nëse ti i mbarte në të gjallë për të dëshmuar ato veten e tyre, kur ti të mos jesh ato do të dëshmojnë për ty. Më kujton pikëllimin e një poezie të Borhesit që thotë Bastuni im, mbajtësja e çelësave, syri magjik i portës janë disa sende që do të jetojnë më gjatë se unë që i desha dhe i përdora... Ndoshta kjo është edhe e mira e gjërave, dëshmia e së përtejmes.

Në pasthënien e librit dr. Alpion ju ka krahasuar me Solzhenicin, Kafkën, Orwell. Sa gëzim dhe përgjegjësi ju sjell një cilësim i tillë?
E kam lexuar dhe botuesi e ka zgjedhur për të qenë në kopertinën e pasme. Na vjen mirë nga fjalët e mira, aq sa edhe të hutojnë dhe të kërkojnë një përgjegjësi më të madhe, por gjithsesi nuk mund të gjykoj për atë që ka thënë ai.

Çfarë kumton figura e Solzhenicinit në formimin tuaj si shkrimtar?
Natyrisht, do të thoja se është një figurë gjigante e letërsisë së sotme botërore, ndërkohë unë e ndiej më shumë se një lexues i zakonshëm, ngaqë ai është edhe një bashkëvuajtës i madh i imi, edhe pse ai ishte në Gulaget sovjetike dhe unë në burgjet e harruara të Spaçit. Ashtu si dashuria ka fuqinë ti bashkojë njerëzit, ndoshta po këtë fuqi ka edhe vuajtja dhe ferri.

Ende besoni se dashuria mund ti bashkojë njerëzit? Ju jeni paqësor dhe dashamirës i pandreqshëm, nuk keni hasur ndonjë veprim nga realiteti për ta lëkundur këtë pohim?
Zhgënjime dhe lëkundje në besim ka shumë dhe janë shumë, por thelbi, ai qiriri i fundit duhet të mbetet i pashuar tek njeriu dhe, sado e madhe të jetë errësira, mjafton edhe vetëm një qiri i pakët për aq dritëz sa të duhet.

Çfarë e bën të ndryshëm romanin Në kohën e britmës nga veprat tuaja paraardhëse? Stilistikë, frazeologji..?
Besoj dhe kam ambicionin se kam sjellë libër tjetër, emocion tjetër, kumte të tjera, shpresoj të jetë kështu.

Përse proza ka fituar më shumë terren tek poeti brenda jush?
Ndoshta nuk është e qëllimtë, sepse mua do të më pëlqente ti përgjigjesha asaj që më vinte, qoftë edhe çastit që zakonisht ska nevojë për poezinë, por ndoshta realiteti me madhësinë e vet, nuk po them madhështinë, e shqyen kornizën e poezisë duke e mbartur atë me vete dhe ka nevojë për një hapësirë më të madhe që ia siguron romani. (...)

A do të jetë Koha e britmësvepra më e mirë e juaja në prozë?
Nuk e di, do të më pëlqente të ishte roman, këtë të merrte lexuesi dhe nuk e kam sjellë si sfidë për të rrëzuar të mëparshmit, madje unë mendoj se me një vepër kam mbaruar dhe nuk e mendoj atë si një gur pidestali për veprat e mëpasme, në njëfarë mënyre, së brendshmi, më acaron kur thonë se është vepër më e mirë se të mëparshmet, ose kur premton për të qenë e tillë. Çdo vepër është si njerëzit dhe, një njeri, është vertet një univers më vete. Mendoj se vepra në thelb ndoshta e ka përkryerjen e njeriut ashtu si mund të ndodhë edhe tek tjetri që do të vijë, që mund të ketë këtë thelb, ose instikt. Një roman unë e mendoj si një univers.

Janë thënë të gjitha tek britma Sa të pathëna kanë mbetur jashtë dhe përse?
Deri në ditën që e mbarova mendoja se thashë atë që më mundonte në atë kohë.

Si po ndihesh në panair, shumë promovime dhe tituj të rinj, a mendoni se ka një shpresë për ndryshim në letrat shqipe?
Panairet gjithmonë të japin atë kënaqësinë se të duket sikur je në qytetin e librit dhe të jepet mundësia e komunikimit edhe me ata që nuk i njeh, edhe me ata që sjanë, që jetojnë larg, që vijnë nga vende të tjera. Kjo denduri të jep kënaqësi, po kështu është edhe ai rreziku i pazarit, sepse letërsia shpesh ka nevojë për vetminë, për komunikimin e ngrohtë dhe zëulët, gjë që nuk ta siguron një panair.

Je kurioz të shohësh sesi po shkojnë shitjet në stendën e shtëpisë botuese Omsca1 për librin tënd më të fundit?
Nuk e kam pyetur botuesin, por shoh se ai është i gëzuar dhe shprehet se jemi mirë.

Çfarë faze po kalon letërsia shqipe? A po nxjerrim emra të rinj dhe shpresëdhënës për të patur një erë të re në letrat tona?
Unë jam nga ata që besoj se kemi letërsinë më të mirë tani, sesa dikur. Së pari kjo është në dialektikën e gjërave, por nuk nisem prej saj, sepse dialektika ndonjëherë mohon vetë gjënë e saj, por nisem nga fakti se liria i ka dhënë shumë letërsisë shqipe. Duke qenë të lirë shkrimtarët po japin një maksimum dhe kur flitet për letërsinë nuk është gjithmonë shumica ajo që bën letërsinë, por është kualiteti i saj. Kualiteti i veprave është gjithmonë shuuumë më i vogël sesa sasia e botimeve të tyre. Ne jemi vendi që botojmë më shumë se tre botime në ditë. Kjo ka të drejtën e saj dhe nuk është për tu penguar, shqetësime mund të ketë sepse krijohet aluvioni i fjalëve dhe grafomania, por gjithsesi kjo të lë mundësinë e gjetjes, sjelljes dhe letërsia shqipe është në sjellje të mbara, kam parasysh shkrimtarët që ishin dhe që po vazhdojnë të jenë po aq të mirë, sepse liria i ka bërë të rishohin veten dhe veprën e tyre, marrëdhënien me kohën, por si e përmendët dhe ju po dalin emra vërtet të denjë për një letërsi dhe i përfytyroj të qëndrueshëm.

A ka mbaruar burgu në letërsinë tuaj, çfarë parashikoni të ndodhë më tej, apo ju jeni i dënuar për të qenë i burgosur nga letërsia?
Duhet të ketë mbaruar burgu, por ai ka vetinë e keqe se ti del prej tij, por nuk del ai prej teje, nuk e kërkoj, dëshiroj të mos ta prek, por nuk e pengoj dot kur avitet.

Pas Britmës a do të kemi ndonjë titull më të gëzuar, shkruar nga pena juaj?
Do të dëshiroja, por akoma jam në qetësinë e pritjes.

Nëse i përmbaheni asaj që thatë ju çfarë kornize është shqyer tek Koha e britmës, ka ngjarje të rastit, por jo çdo rast është i rastësishëm
Pyetja është e bukur, por e vështirë ti jap unë përgjigjen. Kur autori mbaron librin ska të drejtë të flasë më për të, vepra duhet ta shpjegojë autorin, por meqë ne po bashkëbisedojmë miqësisht, kam menduar se në ecurinë e rrëfimit tim në të këtë libër kam bërë diçka që nuk mbaron, ndoshta ska qenë e qëllimtë, por e kam ndjerë që kjo është. Jeta shpesh herë ka nisma të mëdha, ka drama të mëdha, nuk u gjen as fundin as mbarimin, në njëfarë mënyre ai është roman i mbaruar, por është roman i së pambaruarës, ku natyrisht lexuesi e përfundon atë që sheh, e merr emocionin që mendoj unë se do ta përftoj prej tij, por në thelb ëshë si vetë jeta që nuk e përmban asnjë kornizë, gjithmonë ka aftësinë shqyerse të pafundësisë.

Ka personazhe që janë r

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›