E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i librit, Basha-Blushi shkëmbejnë batuta për librin e Ramës

TIRANË- Deputeti socialist Ben Blushi ndërsa i ka dhuruar një kopje të librit te tij “Shqipëria”, kreut të Bashkisë Lulzim Basha ka gjetur momentin të shkëmbejë batuta lidhur me librin më të fundit të Ramës “Kurbani”.

“Shkova me shpresën mos gjeja zotin Rama, por nuk ishte”,-i’u drejtua kryebashkiaku Basha, deputetit socialist Ben Blushit.

Zoti Blushi, i cili ndodhej në stendën ku po promovohej libri i tij i është përgjigjur batutës së Bashës me sarkazëm:
“Zotin Rama do e takosh, por mëso si bëhet sheshi”.

Ndërkohë kreu i Bashkisë Basha, vijoi batutën duke komentuar librin e kreut socialist Rama, duke thënë se është mirë që ai të shkruajë libra sidomos për vitin që vjen.

“Shkova, e pashë, më thanë ca mendimi kam. Ca mendimi kam?! Për mua është mirë që ai të shkruajë një libër, si ky që do vijë. Vecanërisht në 2013”- iu përgjigj Basha. Ndërkohë Blushi e plotësoi: “Që të rregullosh sheshin”.

Sot në Pallatin e Kongreseve u cel panairi i librit ‘Tirana 2011’
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Panairi i librit, Basha-Blushi shkëmbejnë batuta për librin e Ramës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›