E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët e Metës: Nuk kemi takuar ekspertët

Një ditë pas rrëzimit të videopërgjimit Meta-Prifti nga Gjykata e Lartë dhe pas akuzave të Dritan Priftit ka reaguar avokati i ish zv. Kryeministrit Ilir Metës Petrit Serjani duke i quajtur pretendimet e Priftit një shpifje të pastër. Sipas Sirjanit nuk ka pasur asnjë takim të tij të shtunën, në kafe Europa me ekspertët.
” Nuk jam takuar me ekspertët ditën e shtunë tek kafe Europa, ky pretendim është i pavërtetë dhe i keqsajuar. Ky veprim i Priftit është i të njëjtit kalibër me shpifjen që ka bërë ndaj Metës. Unë do të marr hapat e mëtejshëm ligjor në lidhje me këtë çështje"- tha sot për mediat Sirjani.
Gjatë konferencës së posaçme për shtyp,avokati Spartak Braho tha se vendimi i Gjykatës së Lartë vërtetoi se kjo çështje ishte manipulim i pastër, shpifje me qëllim keqdashës.
” Ky ishte një komplot i thellë politik, aferë me ngjyra politike. Përfundimet janë të njëjta me ato të ekspertëve amerikanë. Prifti të kërkojë ekspertë nga BE për veten e tij por dhe ato të mëparshmit nuk e kanë favorizuar me rezultatet e dhëna”.
Ndërsa rreth akuzës së Dritan Priftit, për paaftësi të ekspertëve, Braho tha se këto akuza janë të pa baza, ekspertët janë të një niveli të lartë dhe disponojnë të gjitha njohuritë dhe eksperiencën për ti shkuar në fund kësaj çeshtje. Më tej ai shtoi se përfundimet e stafit të ekspertëve shqiptarë nuk ishin as më shumë as më pak se ato të ekspertëve amerikanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›