E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi i verës në Verona, Rama takon kryeministren e Italisë Meloni

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologen italiane, Giorgia Meloni. Takimi i tyre është zhvilluar në panairin më të madh të verës në Europë që do zhvillohet në Verona, ku Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin “Vinitaly 2023”.

Përveç kryeministrit Edi Rama, Meloni ka zhvilluar edhe një bisedë së bashku me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ku të gjithë janë në një tavolinë së bashku duke biseduar.

Kryeministri Edi Rama dhe ai maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndodhen në Itali në panairin e verës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” pikërisht për të promovuar produkte e tyre në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›