E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panama, policia asgjeson 9 ton drogë

Autoritetet Panameze kanë djegur 9 ton lëndë narkotike të sekuestruara nga një aksion i forcave policore gjatë muajve të fundit. Komisioneri Manuel Moreno, drejtor i departamentit investigativ të policisë kombëtare të Panamase, tha se sasia e drogës përbëhej në pjesën më të madhe nga kokaina, por përfshinte edhe marijuanë dhe heroinë.

Sipas tij, sasia e drogës është gjetur në vende të ndryshme dhe për të arritur në këtë sukses, kanë kontribuuar shërbimi kombëtar i forcave detare, shërbimi kombëtar kufitar dhe policia e shtetit. Bëhet fjalë për një sasi prej 8.8 tonësh kokainë, 427 kg marijuanë, 12 kg heroinë. Trafiku i drogës është majft i dendur përgjatë kufirit të Panamase dhe pranë kolumbisë edhe pse patrullohet nga mijëra forca policore.

Sipas autoriteteve Panameze, rreth 16 ton lëndë narkotike janë sekuestruar vetëm gjatë 2012. Më 6 gusht roja bregdetare amerikane ndërmori një aksion të suksesshëm duke sekuestruar 1175 kg kokainë. Ndërsa në korrik, u sekuestrua 1160 kg kokainë në vende të ndryshme të Amerikës Qëndrore.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›