E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në Kosovë, Sino: Korrupsioni, problem i vendit

Katër vjet më parë Kosova ishte shumë më ndryshe si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik e edhe në drejtësi, ka vlerësuar shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldun Sino.
 

Për proceset integruese vetëm mund të flitej por veprime konkrete nuk kishte. Liberalizimi i vizave dhe Studimi i Fizibilitetit as që përmendeshin se do të mund të fillonin në atë kohë.
 

Ndërsa sot shteti kosovar pret që shtetasit e saj të lëvizin lirshëm në Evropë. Këto, sipas shefit të ZNKE, janë ndryshime domethënëse. Megjithëkëtë, në një intervistë për Koha Ditore, në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar në Kosovë, Sino vlerëson se institucionet e Kosovës i pret edhe shumë punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›