E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen Brahimi e Ban, diskutojnë për Sirinë

I dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.
 

Vizita e diplomatit algjerian ka qenë paraqitja e parë publike e tij prejse ka pranuar detyrën për të negociuar fundin e luftës civile në Siri.
Brahimi ka thënë se “udhëzuesi i parë” i misionit të tij do të jetë populli sirian.
 

Ai ka thënë se paraardhësi i tij, Kofi Anan, ka dështuar në këtë mision, sepse komuniteti ndërkombëtar nuk ka qenë mbështetës sa do të duhej të ishte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›