Bizneset shqiptare drejt tregjeve te huaja
Biznesemenët shqiptarë tashmë kanë një mundësi më tepër për të bashkëpunuar me kompani të huaja, me qëllim që produktet e tyre të përmirësohen përmes teknologjive dhe në rastin më të mirë të tregtohen në tregje të reja. Bëhet fjalë për rrjetin europian të ndërmarrjeve, një rrjet tashmë global, ku së fundmi është përfshirë edhe vendi ynë.
Eneida Guria, drejtore e agjencisë së zhvillimit të investimet tregon për “ABC News” se kjo agjenci ka marrë dhjetra kërkesa nga biznese të huaja, sicc janë ato angleze, për të krijuar partneritet me bizneset shqiptare. Ajo sqaron se ekziston mundësia që të njëjtat kërkesa të bëhen edhe nga sipërmarrësit vendas.
Ilir Zhilla, president i Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë tregon se disa ditë më parë, përmes rrjetit, i cili sapo është lançuar dy firmave shqiptare iu mundësia që të marrin kontakt me kompani të huaja.
Duke mbetur tek aktiviteti i agjencisë së investimeve, zonja Guria tregon se këtë vit është shtuar interesi i izraelitëve dhe tradicionalisht i italianëve, për të investuar në vendin tonë. Ajo konfirmon se tashmë interesi nga grekët është thuajse zero.
Rrjeti europian i ndërmarrjeve ose e njohur në gjuhën ndërkombëtare me inicialet EEN shtrihet ne mbi 51 shtete te botes dhe përbehet nga 600 organizata të BE. Databezi qe përmban rrjeti ka mbi 7000 profile kompanish, ku secili biznesmen shqiptar mund te gjeje një partner te mire potencial për biznesin e tij.