E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Vendi drejt gremines

E marte 04 Dhjetor 2012 1636 Rama Vendi drejt greminesKryetari i partise Socialiste paralajmeroi perkeqesimin e sistemit fiskal ne vend per shkak te rritjes se borxhit dhe thellimit te krizes ne 2013. Duke folur per projektbuxhetin Rama tha vendi do te shkoje drejt gremines per shkak te rritjes se borxhit tek cdo familje shqiptare nga politikat e gabuara te qeverise ne ikje te kryeministrit Berisha. Rama renditi sektoret qe jane te rrezikuar ne kushtet e shtimit  te 1 milion te te papuneve dhe 15   te analfabeteve. Sektori me problematik sipas tij eshte KESH i cili po kalon nje krize te thelle per shkak te keqmenaxhimit. Ajo ku Rama u ndal ishte deklarata e kryeministrit ne 100-vjetorin e pavaresise cka solli dhe anulimin e vizites se ministrit te Jashtem Avromopulos. Kryetari i PS e cilesoi provokim per fqinjet citimin e Prevezes dhe rrezik per proceset integruese te vendit. Rama tha se Shqiperia dhe Kosova do te shkojne drejt unifikimit te interesave kombetare por kjo sipas tij do vije me ardhjen e socialiste ne pushtet. Kryetari i partise Socialiste se bashku me deputete te tjere te PS organizuan kete aktivitet ne kuader te prezantimit ne kuvend te projektbuxhetit 2013. Socialistet kane paralajmeruar voten kunder gjate votimit ne seance te saj. .

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›