Panariti Greqia e gatshme te heqe ligjin e luftes
Pas 72 vitesh shteti grek është shprehur i gatshëm që të heqë ligjin e luftës të vendosur nga mbreti i Greqisë në vitin 1940 dhe që është akoma në fuqi. Këtë e ka konfirmuar ministri i jashtëm Edmond Panariti i cili vetëm pak ditë më parë ishte në një vizitë zyrtare në shtetin fqinj. Panariti u shpreh se ky ligji nuk ka kuptim në ditët e sotme ndaj dhe Greqia është e vetëdijshmë për këtë.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se me ministrin grek Dimitris Avramopulos ka diskutuar disa çështje të rëndësishmë dhe aktuale si cështjen e çame, pronat e shqiptarëve në greqi, si dhe ndalimin e paligjshëm të shqiptarëve në kufinj. Ndërkohë ministri i jashtëm nënvizoi së marrëveshja e vjetër e ujërave detare është e ngrirë dhe nga shtetit grek dhe Athina është e gatshme të dialogojë një marrëveshje të re.
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti shtoi se takimi u konsiderua produktiv edhe nga pala greke.