OSBE e angazhuar te monitoroje dhe kontribuoje per zgjedhjet ne Shqiperi

Asambleja Parlamentare e OSBE-së është plotësisht e angazhuar të monitorojë dhe kontribuojë në zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm në Shqipëri, teksa kanë mirëpritur angazhimin e autoriteve shqiptare dhe ftesën e tyre në këtë drejtim. Presidenti i asamblesë Rikardo Miliori u shpreh se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë një festë për politikën e shqiptarët.
“Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhje të rëndësishme parlamentare në këtë vend dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur që të jemi të shumtë në numër për të kontribuar derisa zgjedhjet të shënojnë pëfundimisht një marrëdhënie pozitive mes forcave politike shqiptare për stabilitetin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kjo është një detyrë e të gjithë Asamblesë Parlamentare dhe ne do jemi në krah për ta garantuar para popullit shqiptar një festë të madhe vitin e zgjedhjeve”- tha ai.
Kush më mirë se Asambleja parlamentare e OSBE-së theksoi kryeparlamentarja Topalli, e cila premtoi se Shqipëria angazhohet të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa ftoi OSBE të na vëzhgojë.
“Ju dini ku janë problemet me zgjedhjet, ku çalon puna e tyre. Do ju ftoja secilin prej jush ejani dhe vëzhgojeni zgjedhjet në Shqipëri, ne po punojmë që të jenë të lira dhe të ndershme. Ju pres”, tha Topalli.
Një ditë më parë kryeministri Berisha drejtoi të njëjtin apel ndaj OSBE-së dhe garantoi gjatë konferencës për median me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë s OSBE-së se vitin e ardhshëm zgjedhjet do të përmbushin të gjitha standardet, si interesi i qeverisë dhe opozitës të dyja me rolet respektive në proces.
Në mbyllje të këtij sesioni të rëndësishëm, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Rikardo Migliori vlerësoi se mbajtja punimeve të Asamblesë në Shqipëri është një vlerë të shtuar për të punuar së bashku edhe më fortë mbi sifdat e përbashkëta të OSBE. “Këtu, ne mund të themi me zë të lartë dhe fortë se kemi bërë një punë të madhe, mund të themi se OSBE është një partner solid për paqen, mund të themi se misioni jonë, ai për të mbështetur dhe ndihmuar procesin demokratik në Shqipëri ka dhënë rezultate të mëdha” u shpreh Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Panariti shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që OSBE ka promovuar në vlerat themelore për liritë, paqen dhe stabilitetin në Europë dhe në botë. Në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës, ai theksoi se pikërisht prioritet e Shqipërisë në këtë presidencë janë forcimi i dialogut ndërinstitucional me partnerët ndërkombëtarë OSBE, OKB, BE etj. krijimi i lidhjeve më të ngushta me këta partnerë për çështjet politike, ekonomike dhe humanitare.