E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pas takimit me Riker Gjithcka per te marre statusin kandidat

Kryeministri Sali Berisha shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të bërë gjithçka në mënyrë që të meritojmë statusin kandidat. Në një deklaratë të përbahskët për mediat pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Filip Riker, Berisha tha se e ka njohur diplomatin amerikan me reformat, problematikën që përballet vendi ynë si edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve.

“E njoha Riker me reformat e ndërmarra, me problematikën që ne përballemi, me vendosmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka për të merituaë statusin kandidat dhe vendosmërinë e qeverisëpër zgjedhje të mira dhe të ndershme. Një çështje e veçantë ishte dhe konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të vendit. E garantova se mbetem i vendosur për mirëfunksionimin e tyre dhe e falenederova për ndihmën që SHBA u jep këtyre institucioneve”- theksoi shefi i qeverisë.

Gjithashtu kryemisnitri i shprehu mirënjohjen për mbëhstejen e madhe që i kanë dhënë e japin Shqipërisë në pëprjekjet për ndërtimin e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut, anëtarësimin e saj në NATO dhe në projektin aktual më madhor, anëtarësimin në BE”- vijoi Berisha i cili theksoi se mënyra më dinjitoze e më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohen ndaj mbështetjes amerikane është që të përkushtohet ndaj vlerave.

“Mënyra më e mirë që në këtë 100 vjetor në të cilën ne ndjehemi krenarë me SHBA-në, mikun më të mirë, më të rëndësishëm që ne të punojmë për të zhvilluar vlerat që kanë bërë të madhe demokracinë amerikane”- shtoi ai, ndërsa përsëriti edhe njeherë ftesën per sekretaren Klinton që të vizitojë Shqipërinë ssi mike e madhe e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Nga ana e tij Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit Filip Riker vlerësoi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara dhe tha se javët e ardhshme janë kritike për Shqipërinë, pasi janë thelbësore reformat që duhet të ndërmerren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›