Sitet pornografike dhe të dhunës po dëmtojnë për fëmijët
Interneti është parë si një nga shpikjet që ka arritur të bëj një revolucion në jetën e njeriut. Një revolucion i cili është kthyer jo vetëm në tendencë por edhe në një domosdoshmëri. Lidhja nga njëri cep i botës në tjetrin, pa asnjë kabull apo lidhje fizike, realizohet pikërisht nga interneti. Por ashtu si çdo gjë e mirë, edhe kjo ka anën e saj negative. Edhe këtu ne flasim për një anë e cila është kthyer kundër njerëzve në disa aspekte. Kjo për shkak jo vetëm të viruseve apo mungesës së privatësisë, por edhe ekspozimi i fëmijëve ndaj faqeve të dhunës apo pornografisë. Filma të cilat janë rreptësisht të ndaluar për fëmijët nën 18 vjeç, por që në internet dergjen pa asnjë lloj problemi. Janë shumë të thjesht për tu gjetur dhe për tu parë në internet,- tregon Jurgen Cama, një adoleshent i cili na shpjegon se gjetja e një video pornografike apo dhune është tepër e lehtë për tu gjetur në internet.
Pikërisht për këtë tendencë që po kërcënon fëmijët shqiptarë është realizuar edhe një propozim nga shoqëria civile për miratimin e një ligji për mbrojtjen e fëmijëve nga faqet pornografike por ky institucion nuk e ka amrrë në konsideratë.
Ne kemi bërë një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë, ku i kemi kërkuar që në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të bëhen ndryshime në dy nene. Konkretisht ne kemi kërkuar kriminalizimin e posedimit të materialeve pornografike ku ka fomi, tregon Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i CRCA-së (Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve në Shqipëri). Gjithashtu ai thekson se kanë kërkuar edhe dy pika të tjera teknike të cilat do të mundësonin largimin e rrezikut të shfaqjeve të materialeve pornografike tek fëmijët, në faqet e internetit. Dy pikat teknike konsistojnë: njëra është që çdo kompjuter i cili përdoret nga fëmijët, të përmbajë një program filtrimi të këtyre faqeve. Ndërkohë pika e dytë është që kompanitë që ofrojnë internet në Shqipëri të mundësojnë ofrimin e një filtri i cili do të mundësonte edhe parandalimin e faqeve të internetit të cilat kanë përmbajtje pornografike. Përgjatë të gjithë kësaj kohe megjithëse nuk është miratuar nga Kuvendi, propozimi ynë, ne kemi ndërmarrë fushata të ndryshme sensibilizimi. Megjithatë fakti që Kuvendi nuk miratoj një ligj i cili do të siguronte mbrojtje direkte të fëmijëve nga pornografia, e cila është tepër e rrezikshme dhe e përhapur, tregon Altini
Rreziku i lartë i këtyre faqeve
Rrezikshmëria që mbartin këto faqe interneti është tepër e lartë. Kjo për shkak se ajo mundet të sjell efekte tepër negative tek fëmijët apo edhe adoleshentët të cilët i shohin ato. Fëmijët mundet të bëhen të dhunshëm ndaj të tjerëve, apo gjithashtu mundet të kenë një rritje të dëshirave seksuale. Këto sjellje anormale të fëmijëve, do të ishin nën ndikimin e vazhdueshëm të këtyre faqeve të internetit.
M.Sc. Griselda Zaimaj, psikologe
Ndikimi tek fëmijët i faqeve që shfaqin dhunë
Çfarë ndikimi kanë këto faqe tek fëmijët të cilët i shohin ato vazhdimisht?
Fëmijët të cilët ekspozohen ndaj situatave, videove apo filmimeve të ndryshme me përmbajtje të shenjave të dhunës në faqet e internetit ndikohen ndjeshëm ndaj tyre. Fëmijët nga vetë natyra e tyre janë imitues shumë të mirë të rriturve, të situatave që shikojnë apo dëgjojnë. Nëse në faqet e internetit fëmijët shikojnë materiale me përmbajtje dhune, ata do të priren t’i imitojnë ata. Dhuna bëhet model sjellje për ta. bëhet mënyrë e të menduarit. Ajo rrit shkallën e agresivitetit verbal dhe joverbal, të cilët fëmijët fillojnë ta manifestojnë tek fëmijët e tjerë moshatar apo më të vegjël. shumë studime janë bërë për ndikimin ekspozimit të fëmijëve ndaj filmimeve, videove të dhunës në internet tek fëmijët. Ata të cilët ndikohen më shumë janë djemtë. Kjo është edhe si pasojë e shoqërisë ku figura e djalit ka marrë steriotipet apo tiparet e tij, të fortësisë, agresivitetit, rebelimit. Tipare të cilat tek vajzat nuk shpërblehen fort. rritja e agresivitetit shihet më e lartë tek djemtë. sidomos djemtë e moshës 14-18 vjeç shpesh janë dënuar për krime të ndryshme.
Çfarë duhet bërë dhe si duhet mënjanuar situata?
Për eliminimin e rasteve të tilla duhet që prindërit të jenë shumë të kujdesshëm. Monitorimi nga ana e prindërve të orëve që fëmija qëndron në faqet e internetit është shumë e rëndësishme. Gjithashtu në rastet kur fëmijët kanë filluar që shenjat e dhunës që shohin në internet t’ i manifestojnë në jetën e përditshme, prindërit, mësuesit apo të afërm të tjerë duhet t’i vënë në dukje sjelljen agresive të fëmijës dhe t’i mësojnë atij sjelljen e duhur. Pra ndëshkimi (jo fizik) i sjelljes negative dhe shpërblimi i sjelljes pozitive tek fëmija.
Ndikimi tek fëmijët i faqeve që kanë përmbajtje pornografie
Ka shumë mënyra se si pornografia ndikon tek fëmija. Lind nevoja të theksohet që jo çdo fëmijë që shikon pornografi do të ndikohet me patjetër apo më e keqja të traumatizohet në të njëjtën mënyrë. Ashtu sikur alkooli, jo të gjithë që e përdorin atë bëhen të varur prej tij, ashtu edhe çdo fëmijë që ekspozohet ndaj pornografisë jo domosdoshmërish bëhet i varur prej tij. Ekspozimi ndaj pornografisë kërcënon fëmijët duke i bërë viktima të dhunës seksuale. Seksi bëhet diçka shumë e pranueshme për fëmijën dhe kjo çon në marrëdhënie seksuale të hershme. Kjo gjë e dëmton fëmijën pasi organizmi i tij nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të pasur marrëdhënie seksuale. Zgjon dëshirat seksuale tek fëmija.
Meshkujt për shembull, që janë ekspozuar në një marrëdhënie seksuale para moshës 14 vjeç angazhohen në shumë sjellje seksuale të ndryshme si të rriturit. pornografia krijon një lloj varësie ndaj seksit. Ekspozimi ndaj pornografisë mund të iniciojë veprime ndaj fëmijëve të tjerë. Siç përmenda dhe më sipër, fëmijët imitojnë atë çfarë shikojnë, lexojnë apo dëgjojnë. ata veprojnë kundrejt moshatarëve apo fëmijëve më vulnerabël. Çdo veprimtari e parakohshme seksuale e fëmijës, sugjeron 2 mundësi: eksperiencën dhe ekspozimin. kjo do të thotë që fëmija seksualisht devijant mund të ketë qenë ngacmuar seksualisht ose është ekspozuar drejt pornografisë. ekspozimi ndaj pornografisë formëson qëndrime dhe vlera.
Foto video apo pornografi në internet që përshkruajnë dhunimin dhe pornografinë deformojnë edukimin seksual. Kur fëmija ekspozohen ndaj pornografisë ata zhvillojnë një agresivitet të rritur ndaj femrave. fëmija zhvillon perceptime të shtrembëruara rreth seksualitetit. Zhvillon një oreks për më shumë sjellje devijante ose lloje të ndryshme të pornografisë. E sheh marrëdhënien me shumë femra si sjellje normale dhe të natyrshme. është shumë e rëndësishme të dimë se ekspozimi ndaj pornos ndikon në zhvillimin dhe identitetin e fëmijës. gjatë një periudhe kritike të fëmijërisë, truri i fëmijës është programuar për orientimin seksual. identiteti seksual zhvillohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. dua të kujtoj që dëshirat seksuale të fëmijëve janë të fshehura në këtë moshë dhe ata janë më të fokusuar më shumë tek performanca në shkollë.
Pornografia në kte rast nxit fëmijët përpara kohe drejt ndjesive seksuale ndaj të cilave ata janë zhvillimisht të papërgatitur për t’u përballur me to. kjo vetëdije e ndjesive seksuale mund të jetë konfuze dhe mbistimuluese për fëmijën. një fëmijë që shef pornografi nga faqet e internetit ka ndryshime të humorit, ai merr një nxitje seksuale përmes pornos që sheh në internet dhe ka pritshmëri që të stimulohet gjithmonë prej tyre, qofshin këto video, foto,apo filma. shumica e njerëzve e kane të vështirë dhe pothuajse të pamundur për
