E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Novruzit, Topalli uron besimtarët bektashianë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi sot me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku u takua me kreun e kësaj selie Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
 

“Në këtë ditë të vaçantë, dua të uroj besimtarët bektashianë por këtë urim dua t`ia bëj çdo shqiptari kudo që ndodhet. Zoti e ka bërë që kjo ditë e bukur pranvere të konçidojë edhe me festën e demokracisë së Shqipërisë, në 20- vjetorin e kësaj feste të madhe ne kemi rastin për të festuar” ka theksuar Topalli
 

Ajo ka theksuar se në këto 20-vite të demokracisë liria ka funksionuar në të gjitha drejtimet. “Liria vërtet ka funksionuar, në lirinë e të gjitha besimeve fetare, në lirinë ekonomike dhe në një jetë më të mirë për shqiptarët” ka theksuar Topalli.

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot festën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Ali.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›