E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti kundër Berishës dhe mazhorancës: Imuniteti nuk është pengesë për statusin

Pas vizitës në Bruksel, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, u shpreh se Shqipëria ka mundësi të madhe  për marrjen e statusit në BE. Ai tha se votimi i ligjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë, është domosdoshmëri.

Ajo që kërkohet nga Brukseli është që klasa politike shqiptare të arrijë konsensus dhe të miratojë ligjet që kërkojnë 3/5. Ligjet që janë futur në axhendën e parlamentit duhet të mbështeten me konsensus të gjerë nga të dyja palët. Kjo s`duhet të jetë pjesë e axhendës partiake-tha ai.

Ndërsa përsa i përket imunitetit, ai sqaroi se imuniteti nuk është pjesë e 12 pikave dhe se një çështje e vetme  nuk mund të marrë peng një çështje të tërë.

“Çdo gjë është pjesë e një vullneti të përbashkët nga forcat politike. Çështja e imuniteti nuk është pjesë e 12 prioriteteve të BE-së por është një sfidë që politika shqiptare i vuri vetes dhe është një bazament për luftën kundër korrupsionit. Politika duhet të vazhdojë me miratimin e ligjeve dhe padyshim miratimi i tyre nuk duhet të kushtëzohet dhe nuk duhet të bëhet pengesë por duhet të arriren përpjekjet për të arritur konsensus, tha Panariti.

Deklarata e Panaritit është në kundërshtim me atë të kryeministrit dhe mazhorancës, e cila prej më shumë se dy muajsh shprehet se opozita po bëhet pengesë pëar marrjen e statusit nga Shqipëria, për shkak se nuk po voton heqjen e imunitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›