Panariti: Konsensus për të realizuar kriteret për integrimin

Ministri i jashtëm Edmond Panariti i ka bërë thirrje klasës politike të arrijnë konsesus për të miratuar të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar të cilat kërkohen nga Bashkimi Europian.
Pas kthimit nga Brukseli ku është takuar me zyrtarët e lartë të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, ministri Panariti theksoi se mesazhi që ka marrë nga Brukseli është që klasa politike duhet të bëjë më shumë sforco për të realizuar 12 kriteret e kërkuara.
“Ajo që kërkohet nga Brukseli është që klasa politike shqiptare të arrijë konsensus dhe të miratojë ligjet që kërkojnë 3/5. Ligjet që janë futur në axhendën e parlamentit duhet të mbështeten me konsensus të gjerë nga të dyja palët. Kjo s`duhet të jetë pjesë e axhendës partiake” tha Panariti.
I pyetur nëse çështja e imunitetit është kusht për marrjen e statusit kandidat, kryediplomati shqiptar theksoi se heqja e imunitetit nuk është kusht i domosdoshëm por mbetet një sfidë për politikën shqiptare.
"Çdo gjë është pjesë e një vullneti të përbashkët nga forcat politike. Çështja e imuniteti nuk është pjesë e 12 prioriteteve të BE-së por është një sfidë që politika shqiptare i vuri vetes dhe është një bazament për luftën kundër korrupsionit. Politika duhet të vazhdojë me miratimin e ligjeve dhe padyshim miratimi i tyre nuk duhet të kushtëzohet dhe nuk duhet të bëhet pengesë por duhet të arriren përpjekjet për të arritur konsensus” shtoi Panariti.
vijon..