Panariti takim me Avramopulos:Të zgjidhet çështja çame

Kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin ndërkombëtar. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Edmond Panariti pas takimit që ka zhvilluar me homologun e tij grek, Dhimitri Avramopulos në kuadër të vizitës së tij në Athinë.
Në një dalje për mediat, Ministri Panariti u shpreh se ka kërkuar nga Avramopulos zgjerim të kontakteve mes dy vendeve në të gjitha nivelet. Në këtë kontekst ai vlerësoi nëshkrimin e memorandumit për projektin TAP një shembull të shkelqyer i bashkëpunimit MES Shqipërisë dhe Greqisë.
“Te hapim nje faqe te re te marredhenieve mes te dy vendeve.Të zgjerojme kontaktet në të gjithë nivelet. Takimi ishte nje dialog i frutshëm për forcimin e marrëdhënieve , vizitë periodike ndërmjet dy ministrave. Kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me kushtetutën e vendit dhe legjistlacionin ndërkombëtar. TAP është një shembull i shkelqyer i bashkëpunimit” tha ai.
Duke e vlerësuar komunitetin shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri si ura lidhëse ndërmjet dy shteteve, Panariti ka shtruar para homologut të tij dhe problematikën e cështjes came, duke kërkuar zgjidhje për pronat e shqiptareve ne Greqi.
“Cështja came dhe e pronave të shqiptareve ne Greqi kërkon zgjidhje.Të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturë dhe arsim.Te riaktivizojme komisionet e perbashketa te bashkepunimit ekonomik” shtoi ai.
Nga ana tjetër Ministri grek, Dhimitri Avramopulos, e cilësoi një vizitë të rëndësishme vizitën e Ministrit Panariti, ndërsa deklaroi mbështetjen e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë.
“Te institucionalizohet bashkëpunimi periodik ndërministror ndërmjet dy vendeve” deklaroi ai.
Ndërkaq Ministri Panariti ka pasur një takim edhe me Presidentin grek, Karolos Papulias. Duke e vlerësuar zotin Papulias një mik të mirë të shqiptarëve, Panariti ka kërkuar të heqin paragjykimin përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë.
“Të forcojmë marrëdhëniet në të mirë të popujve tanë. Kemi përballuar kriza bashkërisht. Kemi kapërcyer dhe ndajmë sfida të përbashkëta.Të heqim paragjykim përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë” tha ai.
Presidenti Papulias nga ana e tij ka kërkuar vullnet për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në mes të dy vendeve. Duke vleresuar progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE, Presidenti grek deklaroi se Greqia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrim.
“Kam besim tek popujt tanë. Duhet të tregojmë vullnet për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në mes të dy vendeve. Jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Vlerësoj progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE. Greqia ju mbështet në përpjekjet tuaja për integrim. Miqësia Greko-Shqiptare është faktor themelor për stabilitetin e Ballkanit. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë kontribut në zhvillimin e ekonomisë greke”theksoi ai.
Në përfundim të takimit, në kuadër të 100 vjetorit të pavaresise, Panariti e ftoi Papulias për pjesmarrje në kremtimet e vitit jubilar.