Integrimi, Sekui takohet me Ismail Kadarenë
TIRANE- Integrimi i Shqipërisë është në qendër të një takimi me ambasadorit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, dhe shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.
Një takim i tillë, është i parë i këtij lloji, dhe sipas prezencës së BE-së në Tiranë do të vijojë me takime me personazhe të tjera të njohur të vendit, për të ndarë vizionin e tyre për integrimin e vendit.
Takimin e tij me Kadarenë, ambasadori Sekui e paralajmëroi në nisje të ditës, ku sapo kishte përfunduar një takim me kreun e PS-së, Edi Rama.
Detaje mbi takimin pritet të bëhen publike në orët në vazhdim.