Panariti: Kufiri detar, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit ndërkombëtar

Kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin ndërkombëtar. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Edmond Panariti pas takimit që ka zhvilluar me homologun e tij grek, Dhimitri Avramopulo në kuadër të vizitës së tij në Athinë.
Në një dalje për mediat, Ministri Panariti u shpreh se ka kërkuar nga Avramopulo zgjerim të kontakteve mes dy vendeve në të gjitha nivelet. Në këtë kontekst ai vlerësoi nëshkrimin e memorandumit për projektin TAP një shembull të shkelqyer i bashkëpunimit MES Shqipërisë dhe Greqisë.
“Te hapim nje faqe te re te marredhenieve mes te dy vendeve.Të zgjerojme kontaktet në të gjithë nivelet. Takimi ishte nje dialog i frutshëm për forcimin e marrëdhënieve , vizitë periodike ndërmjet dy ministrave. Kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me kushtetutën e vendit dhe legjistlacionin ndërkombëtar. TAP është një shembull i shkelqyer i bashkëpunimit” tha ai.
vijon..