Raporti i BE për Shqipërinë, Arvizu mbledh Trojkën e ambasadorëve

Një javë parë se KE të bëjë publik progres-raportin për Shqipërinë, Trojka e Ambasadorëve ulet në një takim kokë më kokë për të diskutuar mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Në orën 14.00, ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Alekandër Arvizu ka mirëpritur në rezidencën e tij ambasadorin e BE, Ettore Sequi dhe kreun e prezecës së OSBE, Eugen Wollfarth.
Takimi informal i Trojkës së Ambasadorëve, ka zgjatur rreth një orë, larg mbikqyrjes nga kamerat televizive, larg çdo detaji të mundshëm të këtij takimi.
Kjo bisedë merr rëndësi të veçantë, ndërsa Shqipëria mbetet në pritje të përgjigjes për statusin e vendit kandidat. Diplomatet e huaj kanë qenë aktive në takimet e tyre gjatë ditës së sotme, pasi ambasdaori i BE pati një takim me kreun e opozitës Rama, ndërsa kryediploamti amerikan vizitoi Ministrine e Mbrojtjes, në pritje edhe të takimit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s që do të mbahet në Bruksel në 9 e 10 tetor.