Panariti takon Ali Ahmetin në Pogradec
Çështjet e diskutuara në takim kishin të bënin me marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Maqedoni, rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, ecurinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe me zhvillimet e tjera në të dy vendet dhe rajon.
Ministri Panariti vlerësoi pozitivisht ecurinë e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi domosdoshmërinë që niveli aktual politiko-diplomatik i marrëdhënieve mes të dy vendeve të pasohet edhe nga një bashkëpunim më intensiv dhe më produktiv në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë, por edhe në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e aspiratave të përbashkëta të dy vendeve për integrim në strukturat euroatlantike.
Të dy bashkëbiseduesit, duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe theksuan nevojën e realizimit të një bashkëpunimi më të ngushtë ekonomik, që do të siguronte edhe një lidhje më të mirë të biznesit shqiptar me biznesin e shqiptarëve në Maqedoni. Panariti i vlerësoi si shumë të rëndësishme për stabilitetin e Maqedonisë, marrëdhëniet ndëretnike në vend, veçanërisht ato mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai përshëndeti dialogun politik të derisotëm mes partive të koalicionit qeverisës në Maqedoni, duke shprehur besimin për ecurinë e reformave në funksion të integrimit të Maqedonisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Ahmeti, nga ana e tij, bëri një pasqyrë të aktivitetit dhe gjendjes së BDI-së, e cila po përpiqet të japë kontributin e vet konstruktiv për të gjitha zhvillimet në vend. Ai theksoi se në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ka pasur progres lidhur me përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike, veçanërisht në organet e mbrojtjes, duke theksuar se atje ku ka vullnet, proceset përparojnë. Gjithashtu, ai nënvizoi nevojën për përshpejtimin e zbatimit në praktikë te detyrimeve që rrjedhin prej saj.
Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, si një arritje të madhe historike jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë kombin shqiptar dhe popujt e tjerë të Ballkanit. Vlerësuan progresin e Kosovës në raportet e saj me BE-në, marrjen e udhëzuesit për liberalizimin e vizave dhe fillimin e studimit të fizibilitetit për MSA-në. Theksuan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik Kosovë-Serbi, me lehtësimin e BE-së.
Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë u diskutua mbi punën që po bëhet, kalendarin e aktiviteteve dhe koordinimin e hallkave përgjegjëse në të dy vendet tona, si dhe u shpreh domosdoshmëria e realizimit të një bashkëpunimi të ngushtë institucional ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoni edhe me synim forcimin e imazhit të faktorit shqiptar në rajon si faktor i rëndësishëm, konstruktiv për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim. /Start/
2012-09-22 08:45