E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Rama të zbresë nga pema, Berishën e bëra kryeministër

Ai thotë se Berisha nuk e ka bërë President, por rëndësi ka pasur vetë figura e tij, teksa shkon Partia Fryma e Re Demokratike nuk do të bëjë koalicion as me PD-në dhe as me PS-së.

Intervista e dhënë në emisionin Tonight Ilva Tare

-Keni qenë në qendër të vëmendjes për mirë apo për keq si jeni ndjerë?
 
Nuk jam amator në politikë, e njoh mirë terrenin politik, njoh mirë lojtarët e kthyer në aktorë, por po konfirmoj atë çfarë kisha thënë. Është thjesht përplasje interesash, shqiptarët janë mësuar me shfaqen e radhës, pesha e deklaratave ka qenë e rëndë, por sa e rëndë dhe qesharake.

-Në sondazhe jeni njeriu më i votuar si politikan. Pse jeni përkthyer në politikë?
 
Misioni i demokracisë nuk përfundon, aq më shumë në një vend ku tranzicioni 20 vjeçar është bërë shumë i lodhshëm , rraskapitës, jemi vendi i fundit ish-komunist pa status, 20 vjet që tentojmë të shkojmë drejt Evropës dhe se kemi arritur akoma. Kisha menduar që politika shqiptare do shkonte drejt emancipimit, por përkeqësimi i standardit politik, dhe polarizimi i debatit pa fryt të bën të marrësh në konsideratë që s`mund të kthehesh të gëzosh rehatinë jashtë tensionit, por për të reflektuar mes njerëzve. E konsideroj vazhdim të një misioni, por dhe shumë të tjerë më duan në këtë pozicion. Gjërat nuk janë për të arritur diçka që kam arritur, konsiderohem i arritur në jetën akademike, profesionale, por dhe atë politike.

-Sa i vlerësuar ndiheni si President, ç`shkallë respekti i dhatë këtij institucioni?

Brenda dy javësh që nuk jam President u ndërruan krerët e institucioneve dhe po shkojmë drejt një politike shtet. Debati i thellë politik ndërinstitucional mes mazhorancës dhe Presidentit ka zënë vend në ndryshimet Kushtetuese të 2008. Unë me koshiencë të plotë kam kryer një mision në funksion të Kushtetutës dhe moralit, jam i qetë në këtë drejtim.

-Çfarë ka ndryshuar në PD?

Unë jam në këtë mjedis të politikës si qytetar dhe si njeri që e njoh mjedisin politik të asaj partie, jam në gjendje të dalloj diagnozën, ka pasur siptoma autoritarizmi dhe kur isha pjesë e PD por asnjëherë në këtë shkallë. PD tani është një parti e mbyllur, njerëzit në sinkron dhe mimikë shkojnë tek mimika e liderit, nuk është pjesë e asaj filozofie mbi bazën e të cilës u ngrit.

Nuk është më parti që garanton demokratët, fakti që s`ka shpresë për të pasur rrotacion demokratik, ndërkohë që rregulli demokratik njeh në substancë vetëm rrotacionin. Në kulmin e suksesit ishte Bill Klinton dhe dy herë kishte mandatin, ndërsa këtu kemi praktikisht të njëjtat figura që të çojnë në interpretimin se këtu shkohet sipas një modeli lindor, se një pjesë e tyre vijnë nga ajo periudhë dhe e kanë implimentuar modelin e partisë shtet.

-Pse nuk i keni denoncuar që në atë kohë?

Fryma e debatit ka qenë e pranishme dhe në periudhën që kam qenë aty, ka qenë një moment për pronat, kam bërë të ditur qëndrimin tim lidhur me këtë cështje dhe realisht nuk e kam kaluar atë ligj. Ka pasur dhe moment të tjera, kritikat ndaj disa ministrave në momentin që Partia Demokratike mori pushtetin. Këto janë elementë që atëherë ka pasur zë opozitar brenda PD. Ka pasur dhe debate lidhur me cështje për kandidime me pozicione të caktuara, ka pas raste që unë kam kërkuar një pozicion dhe nuk më është ofruar si në rastin e Bashkisë së Tiranës dhe në momentin që më është dhënë unë i kam thënë jo.

-Pse Berisha ju bëri President atëherë?
 
Në 2005 për një kohë të gjatë ishte në pikëpyetje kush do qeveriste Shqipërinë dhe pastaj ju dha kjo me të drejtë PD për të qeverisur. Kam qenë deputeti më i votuar, prezent në terren dhe media, nuk është zotëria që më ka bërë mua President, jam unë ai që e kam vënë në karrige për pjesën time që më takonte. Ka pasur një propozim në një moment që unë s`kam pasur në mend të bëhem President dhe arsyeja ishte e thjeshtë se unë s`do zgjidhesha me 71 vota, duke parë që ndaj figurës time gëzohej respekt dhe nga pala tjetër kjo bëri që për të konservuar karrigen u propozuar gara për Presidentin që s`ishte e lehtë. Dhe më pas erdhi ajo periudhë ku filluan kontradiktat që ishin parimore, jo meskine.

-Ka pasur blerje deputetësh për t`ju bërë President?

Di që ka pasur një lëvizje politike të zotit Nano dhe e kam falënderuar jo se u bëra President, por që u shmang një krizë për vendin.

-Gëzimi i zonjës Topalli kur u bëtë President, si e shpjegoni këtë?

Gëzimi apo hidhërimi janë çështje individuale. Kam qenë i kujdesshëm të respektojë kolegët, koha e tregoi se një pjesë e tyre nuk e kanë bërë. Njeriu duhet të demonstrojë që qëndron mbi parametrat e karakterit të tij. Njeriu duhet të demonstrojë karakter, atë që se bëjnë politikanët e bën memoria e teknologjisë mediatike. Në Parlament kam parë gjëra interesante, ku njerëzit nga miq shndërroheshin në indiferentë të plotë. Pra shkojmë para apo mbrapa. Nëse ke këtë defekt komunikimi, diçka e rëndë është brenda karakterit tënd.

-Zona ku keni dalë fitues në 2005 është një bastion i PD, mund të themi se s`ka qenë tërësisht meritë juaja?

Në mes të asaj zone është dhe shtëpia ime. PS në 2005 mori 200 vota më shumë se kryetari i Bashkisë së Tiranës. Unë kam marrë 4000 vota më shumë se kandidati socialist. Unë nuk kam pasur vetëm vota partie, por dhe votat e mia, kjo do të vërtetohet dhe në 2013 dhe do shikohet nëse ky individ ka pasur vota të trashëguara apo i ka pasur të vetat.

 -Ku do i kërkoni votat në FRD?
 
Në popull. Ka një pjesë të popullsisë që s`ka marrë pjesë me koshiencë në votime dhe ka një pjesë që janë të zhgënjyer nga politika, sikundër dhe unë.
 
-Do ta demotivoni elektoratin e djathtë duke sulmuar Berishën?

Është e konfirmuar se ai personazh nuk po punon për të djathtën, ju e dini c`po ndodh me të përndjekurit, me çështjen e pronave që është një proces tërësisht i dështuar, këtë e dëshmoi dhe raporti i OSBE, ku vë në dukje një korrupsion total. Debatet e mëdha kanë qenë në radhë të parë për pronat.

-Është vetëm ai fajtor për këtë? A i njihni vetes përgjegjësi për gjendjen?
 
Gjërat nuk realizohen vetëm me vullnetet e një faktori, në një republikë pervalon Parlamenti. Me ndryshimet kushtetuese u synua të bëhej dhe mosdekretimi nga Presidenti. A mund ta pranojë ndokush që në një moment të tillë çështja e pronave është më në kaos se kurrë, të ndershmërit janë në pritje, uzurpatorët kanë ngritur pasuritë e tyre. Unë po ju them diçka sot që dhe pse kisha mundësinë nuk e bëra kurrë, sot ende në pronat e gjyshit tim është një repart ushtarak dhe pse është në mes të Tiranës dhe nuk e kam marrë sa isha President.

Sa prona keni?
 
Unë kam aq prona sa janë bërë publike, modeste përpara atyre mundësive që kam pasur, jam plotësisht në territorin e asaj prone që kanë ndërtuar paraardhësit e mi. Pronësia është në emër të paraardhësit tim dhe prona është në shfrytëzim të atyre që e sulmojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje figurën time.

-Do mjaftoheni thjesht me të pakënaqurit?
 
Askush nuk e tha diçka të tillë. Jemi një parti e re, jemi në një terren ku ka shumë pakënaqësi. Fushat janë nga më të ndryshmet ku mund të diskutohet, rininë, demokracinë, pronat, ekonominë. Dhe gjithçka e kap paralajmëruar në kohë, por sa kam qenë President kam respektuar në mënyrë rigoroze atë pozicion.
-Jeni çliruar nga zinxhirët e Presidentit, ishte dinjitoze që themeluat partinë sa ishit President?
 
Gjithçka ka akuzuar mazhoranca ka rezultuar e gabuar, më akuzuan si pjesë e AK dhe s`është e vërtetë, më akuzuan për kthim të Presidencës në një seli politike dhe s`ka ndodhur kurrë. Asnjëherë nuk kam thënë gjatë Presidencës se nuk do merrem me politikë. FRD është imazhi i një partie që funksionon në grup dhe demokraci, me njerëz korrektë dhe që tregojnë karakter.

-Ju dhe Oketa arritët piedestalin në PD, çfarë kërkoni të arrini?
 
Ai grup deputetësh i FRD, jo vetëm që s`janë të konsumuar, por dhe kërkohen. Zoti Oketa është një njeri i respektuar dhe prova më e mirë do të jenë dhe zgjedhjet në vazhdim. Eksperienca e zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë e mbushur pafund me episode të vjedhjes së rezultateve. Qytetarët duhet të mendojnë për një ditë ku s`mund të ndodhë kjo, ku s`mund të futen duart në kutitë e votimeve për të vjedhur. Zgjedhjet 2013 do tregojnë sa është forca e partive politike dhe konkretisht FRD.

-Ka kërkesa nga deputetë të PD apo militantë demokratë që duan të bëhen pjesë në FRD?
 
Unë nuk jam në dijeni të ndonjë kërkese të tillë. FRD nuk është derivate që del nga një parti, është totalisht një parti e re që fluksin e saj e ka në gjithë shoqërinë, njerëz pa parti, njerëz që kanë qenë të djathtë, janë të ftuar të gjithë qytetarët që e gjejnë veten tek ne.

-Cila është filozofia e FRD?
 
Së pari ne dëshirojmë që nga vendimmarrja në Shqipëri ti largohemi 71-shit. Tendenca për të ikur nga vendimet e cilësuara është një tendencë e qartë për ti ikur autoritarizmit. Kreu i mazhorancës është një iluzionist, fatkeqësi për ata njerëz që mendojnë fatin e tyre dhe fëmijëve të tyre në duart e një njeriu të konsumuar, nuk kanë ardhur për ti bërë fresk atij njeriu. Duhet rrotacion. Akuzojmë rininë se shkojnë në klube, ku do shkojnë? Unë si kam dërguar fëmijët e mi të bëjnë shkollë jashtë dhe pse kam pasur mundësi ta bëj, njeriu në politikë nuk futet të bëjë një politikë sofiste.

 Kjo gjeneratë duhet ta shikojë të ardhmen dhe interesin në vendin e tij. Është një vend me resurse të jashtëzakonshme dhe jo ta zhvlerësosh në 1euro. Aq më tepër kur ke pronarë të rraskapitur, kjo është drama për momentin ekzistencial, që është prona me të cilën lidhen ekonomia, bujqësia. Ka shumë persona që i shikojnë pronat nga deti. Është e papranueshme që në 2012 në një vend të vogël, pronat në Shqipëri janë më në kaos se kurrë. Kam kontestuar vazhdimisht për këtë çështje.

-Lejet e ndërtimit, zoti Topi, çfarë keni marrë? Keni dijeni në lidhje me deklaratat e Berishës?
 
Asnjë leje, s`kam dijeni. Flet vetëm përçart, kam keqardhje për këtë pjesë.
 
-A ka të vërtetë në akuzat për marrje ryshfeti për emërime gjyqtarësh, ka dhe një raport për këtë?
 
Sa i përket sistemit të drejtësisë akuzohet politika që nuk ka ndërmarrë reformat. Sa i përket KLD ka hap përpara sa i përket transparencës. Presidenti nuk ka pozicion ekzekutiv, sipas Kushtetutës është njëkohësisht dhe kryetar i KLD, thërret KLD dhe miraton kalendarin e punimeve. Presidenti ka një votë të vetme në këtë organ kolegjial. Për të gjitha emërimet ka pasur transparencë të plotë dhe votimi ka qenë i fshehtë. Sa i përket emërimeve në gjykata, statusin definitiv e ka parlamenti, Presidenti nuk vë notë. Si mund të shpjegohet se disa kandidatura që unë i kam propozuar për herë të dytë mi kanë votuar pasi mi kishin rrëzuar paraprakisht, lind pyetja cfarë ndryshoi.

Ajo që mbetet e parealizuar është reforma parlamentare në drejtësi. Ligji për konferencën gjyqësore është miratuar vetëm para pak kohësh, duke e lënë në një vështirësi shumë të madhe KLD. Kemi ligjin për gjykatën e lartë ende i pa merituar, ligji për gjykatën administrative dhe pse u miratua s`kanë bërë asgjë për të ndërtuar këtë administratë. Unë nuk jam në një republikë presidenciale, gjithë vendimmarrja është në Parlament. Keni ende reformën parlamentare të papërfunduar. Është një klimë politike që sa kohë kam qenë President është ushtruar si në dekrete, si në emërimet jashtë në ceremoni të ndryshme.
 
-200 mijë euro është shuma që del nga deklarata e Berishës për emërime të gjyqtarëve, ju keni dijeni?
 
Gjithçka që del nga goja e tij në adresën time është një falsitet dhe e mjerë. Pozicioni im ka qenë në një mënyrë të tillë, ku s`ka vendime individuale por kolegjiale. Përkundrazi mua më kanë thënë që kam qenë shumë i formatuar si President dhe i tillë kam qenë. Këtu nuk mund të flitet në ajër, shikoni natyrën e akuzave monstruoze që dalin në Parlament nga ajo gojë për vrasjen e Konomit. Akuzohet për kriminel, për krim të organizuar, lidhet me vrasjen e Sukthit një person që ka qenë krahu i djathtë i tij. E ka sulmuar atë që s`kanë pasur arsye të jenë më bashkë dhe sot janë bashkë, dhe kur jep shpjegim thotë se kështu bëhet politika. Kjo gjuhë vulgare s`përdoret as në ambientet e rëndomta.
 
Po në shtëpinë e Konomit, ç’gjëra janë thënë?
 
Një respekt absolut, vlerësuan vizitën, bëmë ngushëllimet e rastit. E gjithë kjo bëhet për të larguar vëmendjen dhe e ka shumë të thjeshtë kur një pjesë të mirë e kontrollon. Gjërat janë të dukshme dhe në gjitha linjat e raporteve të fundit ka shumë akuza të cilat duhet t’i mbulojë dhe hedhë shashka nga ato të rëndat që kthehen në vunerabël.

Akuza për inspektorin?
 
Akuzat janë vetëm politike. Unë se mbroj inspektorin. Shteti funksionon në momentin kur zbatohet linja kushtetuese dhe strukturore e shtetit. Ka një inspektoratit të KLD-së dhe MD-së. Çdo procedim që ka ardhur nga MD dhe Prokuroria është ekzekutuar menjëherë, nuk ka asnjë rast të vetëm që mos të ketë ndodhur kjo.
 
-Gjykata e shkallës së parë, emërimet e gjyqtarëve a janë kompetencë e plotë e juaja?
 
E keni gabim. Është një organizim kolegjial dhe nuk ka diçka që mban ekskluzivitetin Presidenti. Tendenca shpif, shpif se diçka do mbetet. Është KLD mbi bazën e një procedure njoftimi, auditimi. Të gjithë ata konkurrojnë, ata që kalojnë fazën e parë të konkurrimit, votohen në KLD. Në emrat që paraqiten, secili ka të drejtën e një vote. Mblidhen votat, del fituese dhe më pas vjen rezultati nga KLD dhë së fundi
-Presidenti bën thjesht dekretimin formal. Pëlqimi mbetet thjesht në votën time. Gjithçka flitet është tentativë për një sulm politik.
 
-A është drejtësia më e korruptuar, sic e vënë në pah dhe raportet e ndërkombëtarëve?

Absolutisht po. Ke procesin e Gërdecit që zgjati 3 vjet e 6 muaj, vjen avokati s’vjen avokati. Drejtësia është shumë komplekse. Ka korrupsion kudo, sikundër dhe njerëz të ndershëm dhe profesionalistë të ndershëm. Kjo bëhet nëpërmjet një reforme të thellë në politikën e gjyqësorit. Defekti mbetet tek ata që kanë detyrë ta bëjnë dhe kush e ka detyrë ata që kanë marrë votën dhe janë parlament.
 
-Propozimet e PS, çmendim keni?
 
Ata kanë reflektuar, por ta bësh me vonesë është e padobishme. Politika shqiptare ka qenë e polarizuar dhe në funksion të interesave të ngushta. Unë lashë pushtetin për ti shërbyer shtetit, në rastin e ndryshimeve Kushtetuese. Kam paralajmëruar që gjithë pushtetet do kalojnë në një dorë. Ndaj ne si FRD do jemi kundër 71. Presidenti i Shqipërisë duhet zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli, pse duhet të tremben.
 
-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Ina Rama s`është në lartësinë e duhur, kështu ka deklaruar dje Nishani?
 
Nuk mund të bëj perifrazime. Çdo institucion ka nevojë të rrisë performancën, edhe Prokuroria s’bën përjashtim. Relitivisht jam i kënaqur me punë e Ramës, i është dashur të përballojë një klimë aspak të lehtë për një institucion dhe një zonjë, akuzat kanë qenë aspak të denja. Klima e atij institucioni ka kaluar në situata turbulence për një tërësi kompleksesh.
 
-Ishte zgjedhje e mençur të propozonit një zonjë në krye të Prokurorisë?
 
Në momentet e emërimit të saj deklaratat kanë qenë jashtëzakonisht të mira, gati, gati superlative. Kam qenë gjithmonë kundër 30% të grave në politikë, në gjithë aksesin që kam pasur raportet i kam pasur të barabarta meshkuj-gra.
 
-Do ta bëni nënkryetare të FRD?
 
Është pyetje interesante, por kjo parti nuk i realizon gjërat me emërime, është e hapur për njerëz, por kryetari provizor nuk e percepton atë parti ku njerëzit katapultohen me emërim aspak të njohur dhe dalin dhe bëjnë gjyqin e njerëzve shumë të njohur.
 
-Çdo ndodh me emërimin e Prokurorit të ri?
 
Kemi një pozicionim të qartë politik të mazhorancës, do shkohet në një figurë që do kënaqë mazhorancën. Vendi ka nevojë për një figurë thellësisht profesionale dhe me integritet, është institucion që është determinant në luftën kundër krimit, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe determinant në garantimin e së drejtës. Kam besim tek ndërhyrja dhe sugjerimi i ndërkombëtarëve. Në rast se shkojmë në këtë linjë rrezikojmë drejt një Prokurorie politike.
 
-Heqja e imunitetit, prisni gjueti shtrigash?
 
Kjo temë është hapur prej vitesh dhe realizohet tani. Pa asnjë mëdyshje duhet të ketë kufizim të tij. Shqipëria është një vend në NATO, një vend pranë Evropës që monitorohet rreptësisht dhe s’ka shans që dikush të prishë rregullat dhe të bëjë gjueti shtrigash.
 
-Privatizimet, mendoni se po shfrytëzohen për sigurime fondesh për fushatë elektorale?
 
Linja e privatizimit s’mund të kontestohet, por transparenca është çështje tjetër, që lë shumë për të dëshiruar. Ka ankesa të shumta që gjërat shkojnë në linjën e një klientelë të caktuar, është me rëndësi të ketë transparencë ku duan të përfitojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
 
-Opozita, Rama ka bërë në këtë studio një prononcim për ju?
 
Unë dola nga qypi, por ti zbrit nga pema, lëri ciu ciut dhe zbrit në terren, vendi ka nevojë për opozitë dhe jo kur i duhet zotit Rama. Nuk kam pasur dhe nuk kam pakt me Ramën. Është në të drejtën time ta bëj lojën politike si dua unë, si takon atij të aludojë, para se ta bëjë duhet të japë disa shpjegime. Ka bërë disa bashkëpunime me liderin e mazhorancës shumë sinjikative.
 
-Aleancë me PS?
 
Ne nuk bëjmë aleancë as me PS as me PD.

/Start/

                                                                                             2012-09-22 09:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›