Kryekomisari i arrestuar përfundon në reanimacion

Ai u kap në flagrancë duke marrë para ndaj një firme ndërtimi, në këmbimi të lejimit të mjeteve të tonazhit të rëndë të qarkullojnë lehtësisht nëpër rrugë. Sapo është arrestuar, ai ka pasur shqetësime kardiake, duke përfunduar në spital.
Ai ishte nën hetim prej disa muaj nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Së bashku me kryekomisarin, u arrestuan edhe tre shtetas të tjerë, Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari, të cilët përfitonin shuma të ndryshme parash në këmbim të lehtësive ndaj firmës.
Organet e hetimet kanë të dhëna të mjaftueshme të përfshirjes së kryekomisarit në këto afera, duke poseduar edhe fotografi e madje edhe filmime. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rastin.
Korçë, arrestohet shefi i komisariatit, Nikolin Thana
2012-09-21 17:10