E Diel, 1 Nëntor 2026

Papua New Guinea njeh zyrtarisht Kosovën

Flamuri i Papua New Guinea

Republika e Kosovës është njohur nga Papua New Guinea. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga kryeministri Peter O’Neill se Papua New Guinea e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Burimet e gazetws Zëri nga MPJ kanë konfirmuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, i cila së shpejti pritet të bëhet publike.

Njohja nga Papau New Guinea ishte paralajmëruar edhe më herët, respektivisht në takimin e fundit, më 27 shtator të këtij viti, kur ministri Enver Hoxhaj kishte takuar ministrin e Punëve të Jashtëm të Papua New Guinea në New York.

Vetëm këtë vit, ministri Hoxhaj ka vizituar tri herë Oqeaninë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues shumë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nga MPJ kishin bërë të ditur se priten njohje të shpejta nga këto shtete, pasi ishin marrë sinjale të fuqishme për një gjë të tillë.

Me njohjen e Kosovës, Papua New Guinea u bashkohet shteteve fqinje të saj që tashmë kanë njohur vendin tonë si Australia, Zelanda e Re, Mikronezia, Nauru, Kiribati, Marshalls, Palau, Tuvalu dhe Vauatu. Papua New Guinea është Mbretëri Kushtetuese dhe ka mbi 6 milionë banorë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›